Për gocat: Si të shpëtosh nga djersitja e gjoksit në këto ditë super të nxehta?

Life style

Për gocat: Si të shpëtosh nga djersitja e gjoksit në këto ditë super të nxehta?

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 20:35
Foto ilustrim

Siç thonë, çdo e mirë e ka një të keqe, ashtu edhe gjoksi: vjen me shumë përfitime, ama ka edhe shumë siklete. Gjithsesi, lajmi i mirë është se mund t’i mbijetosh ditëve përvëluese dhe të reduktosh djersitjen e gjoksit. Si? Përmes këtyre mënyrave:

1. Vish bluza të lirshme

Kështu, lejon më shumë qarkullim ajri dhe i bën një nder lëkurës tënde.

2. Zgjidh gjithmonë materiale të përshtatshme

Nuk ka rëndësi sa e bukur është ajo bluza, nëse nuk është në materialin e duhur, mos e bli. Zgjidh gjithnjë material pambuk dhe lino.

3. Vish bluza/ këmisha në ngjyrë të hapur

Ngjyrat e errëta mund të fshehin njollat e djersës, por tërheqin edhe rrezet e diellit dhe ngrenë temperaturën e trupit. Në ditët më të nxehta, ktheji sytë nga e bardha dhe bezha.

4. Përdor deodorant edhe për pjesën poshtë gjoksit

Po, mund ta reduktojë edhe djersën e gjoksit. Thjesht, zgjidh një deodorant pa alkool që të mos kesh irritime në zonën poshtë gjoksit.

5. Bëj kujdes me reçipetat

Mbaj reçipeta të rehatshme dhe prej pambuku.

6. Mbaj një bluzë me vete

Nëse ke një takim të rëndësishëm, merr një bluzë me vete, sepse stresi gjithashtu shkakton djersitje.

7. Nëse ndihesh rehat, mos vish reçipeta

“Free the nipples” të thotë edhe Kylie Jenner. Ti do jesh rehat, “vajzat” e tua do marrin frymë lirisht.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat