Disa mënyra interesante si të kuptosh nëse dikush po flirton me ty

Life style

Disa mënyra interesante si të kuptosh nëse dikush po flirton me ty

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Të ka ndodhur ndonjëherë kur ke menduar gjatë gjithë kohës që dikush po flirton me ty, por në fakt thjesht po tregohej miqësor ose ka tipin flirtues dhe nuk e kishte personalisht me ty?

Hmm edhe mundet, kështu që për herën tjetër duhet të vësh re këto detaje plotësuese për ta kuptuar drejt situatën (dhe flirti më i madh është shikimi).

-  Personi në fjalë bën shumë, po shumë kontakt me sy, të jep shikime gjatë gjithë kohës edhe pse shpesh me shkëputje. Shiko, nuk po flasim për rastet kur kuptohet qartazi që shikimi është rastësor, të kuptohemi.

-  Nëse personi po të sheh dhe ndërkohë po prek flokët, rrobat ose ndonjë objekt që ka pranë, është një e dhënë e mirë plotësuese që po flirton me ty.

-  Ekspertët e seksit tregojnë se një tjetër mënyrë se si instiktivisht mund të shprehet interesi dhe pëlqimi gjatë shikimit, është duke ngritur pak vetullat. Ky veprim zgjat më pak se një sekondë dhe do ishte mirë të tregoheshit të vëmendshëm.

-  Në rast se kap shikimin e personit sikur “po të qep kostum”, pra nga koka të këmbët, sigurisht që po tregon interes dhe pëlqim ndaj teje dhe po mundohet të të analizojë.

-  Kur shikimet po të vijnë nga dikush një ose disa tavolina më larg në lokal, nëse kthehet me trup nga ana jote, tregon instiktivisht një lloj vëmendje më të madhe që do të të japë.

Qartë?! Tani tregohuni vigjilentë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat