Gjatësia e gishtit tuaj mund të tregojë rrezikun për tu prekur nga kanceri

Life style

Gjatësia e gishtit tuaj mund të tregojë rrezikun për tu prekur nga kanceri

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 00:44
Foto ilustrim

Shumë pjesë të trupit mund të paralajmërojnë për probleme të caktuara shëndetësore, veçanërisht sytë, lëkura, thonjtë dhe gishtat.

Ekspertët theksojnë që t’i kushtoni vëmendje duarve tuaja, pasi ato mund të paraqesin disa shenja paralajmëruese që mund t’ju duhet të kontrolloheni.

Disa studime kanë sugjeruar një lidhje midis gjatësisë së gishtit të unazës te meshkujt dhe gjasave për t’u prekur nga kanceri i prostatës. Rezulton se sa më i gjatë të jetë gishti i unazës në krahasim me gishtin tregues, aq më i madh është rreziku, sipas The Mirror.

Për sa i përket kushteve shëndetësore dhe lidhjes me gishtat, fryrja e tyre është gjithashtu një simptomë që duhet të keni parasysh.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat