Nëse doni të flini sa më rehat, shmangni çarçafët me këto ngjyra

Life style

Nëse doni të flini sa më rehat, shmangni çarçafët me këto ngjyra

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 07:28
Foto ilustrim

Ngjyra ka ndikim në çdo dhomë të shtëpisë, por veçanërisht në dhomën e gjumit. Janë disa nuanca ngjyrash që nuk këshillohen, pasi këto nuanca mund t’ju pengojnë të bëni një gjumë të mirë.

Veçanërisht kur bëhet fjalë për ngjyrën e çarçafëve të krevatit, pasi nuancat e zgjedhura ndikojnë në mirëqenien tuaj. Ngjyra e bardhë ndër vite ka qenë e përzgjedhur nga shumë njerëz, ekspertët thonë se ajo është një ndër ngjyrat që duhet shmangur. Gjithashtu, disa nuanca të së bardhës janë të dëmshme edhe përtej estetikës së tyre.

Këshilluesit e gjumit sugjerojnë që të përdoren çarçafë ngjyrë bezhë sepse pëlhurat e bardha të ndezura mund të jenë shumë stimuluese për trurin. Truri mund t’i lidhë ato me dritën e ditës, e cila mund të çojë në uljen e niveleve të hormonit nxitës të gjumit të quajtur melatonin.

Bluja e lehtë mund të admirohet për cilësitë e saj terapeutike, të ngjashme me qiellin, por ekspertët janë kundër kësaj ngjyre natyrale në dhomën e gjumit. Gjithashtu ngjyra kafe neutrale mund të nxisë një ndjenjë qetësie gjatë natës. Eksperti shpjegon se, sipas psikologjisë, e zeza provokon ndjenja negative si ‘trishtim, zemërim e frikë’ dhe të gjitha këto mund t’ju mbajnë zgjuar natën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat