Zbulohet fakti interesant! Nuk duhet të pini kurrë ujë duke qëndruar në këmbë

Life style

Zbulohet fakti interesant! Nuk duhet të pini kurrë ujë duke qëndruar në këmbë

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Uji luan një rol shumë të rëndësishëm në hidratimin e organizmit dhe mungesa e tij shkakton shumë probleme. Sasia e rekomanduar e ujit është të paktën 8 gota ujë në ditë.

Megjithatë, nuk duhet tepruar nëse organizmi ndihet i tejngopur me ujë. Ndoshta nuk e dinit, por uji nuk duhet konsumuar duke ndenjur në këmbë. Ju sjellim disa nga arsyet se përse nuk duhet pirë në këtë qëndrim.

Ideja është se uji është i padëmshëm ndaj mund ta pish duke u ulur ose duke ndenjur në këmbë pa u ndier keq.

E vërteta qëndron krejt ndryshe. Ekspertët thonë se ujin nuk duhet ta pini ndërsa jeni në këmbë. Kjo sepse nuk do të merrni ushqyesit e nevojshëm madje mund të kthehet në armikun tuaj. Sipas tyre, trupi i njeriut është projektuar në një mënyrë të atillë që qëndrimi ulur mund të ofrojë disa përfitime të rëndësishme shëndetësore.

Kur e pini ujin duke qëndruar në këmbë, ai shkon direkt në stomak me shpejtësi duke ju rënduar. Kështu mund t’ju krijojë probleme me tretjen.

Po ashtu sipas studimeve kjo mënyrë e të pirit ujë shkakton problem me artritin, për shkak se uji nuk shpërndahet si duhet por grumbullohet në kocka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat