Për të qenë gati për vjeshtën, kjo është ngjyra e flokëve që duhet të zgjidhni që tani

Life style

Për të qenë gati për vjeshtën, kjo është ngjyra e flokëve që duhet të zgjidhni që tani

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 19:25
Ilustrim

Me ndryshimin e stinëve, ne shpesh ndiejmë dëshirën për t'i transformuar modelet e flokëve e sidomos pas periudhës së plazhit kur, cilado qoftë ngjyra, uji i detit apo pishinës e shkarkon në një kohë të shkurtër.

Po cila është një prej ngjyrave që i paraprin kësaj vjeshte dhe që, pa dyshim, duhet të filloni ta mendoni që tani?

Mes shumë nuancave joshëse dhe ngjyrave të mrekullueshme që i bëjnë flokët të duken më të shëndetshëm dhe më të shndritshëm se kurrë, është koha që të tentoni një ngjyrë të re për t'u dukur me stil dhe magjepsëse.

Flokët bakër, në të gjitha nuancat

Flokët bakër, me siguri, i keni ndeshur gjithandej gjatë kësaj vere, sepse kanë qenë një trend i parezistueshëm. Por tonet e bakrit do të qëndrojnë edhe për vjeshtën, madje në të gjitha nuancat.

Nëse nuk doni të eksperimentoni shumë, duhet të nxirrni në pah tonin klasik dhe të lehtë të bakrit. ‘Pumpkin Spice’ kornizon fytyrën dhe sjell shumë ngrohtësi. Për ta përforcuar, mund të krijoni dimension dhe thellësi duke theksuar shtresën e jashtme të flokëve duke i bërë ato të duken më të gjalla.

Shikoni disa prej toneve të bakrit këtë sezon dhe provoni nuancat e reja që i japin një shkëlqim të ri flokëve dhe e ftojnë vjeshtën të jetë më e dashur.
Jepuni flokëve një ngjyrë të gjallë që përcjell shumë ngrohtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat