Fëmija qan gjatë udhëtimit me veturë? Aplikoni këto rregulla

Life style

Fëmija qan gjatë udhëtimit me veturë? Aplikoni këto rregulla

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 23:10
Ilustrim

Ankthi i çdo prindi është që gjatë udhëtimit me veturë bebja fillon të bërtasë dhe të qajë

Mos u zhgënjeni, provoni t’i aplikoni disa nga këto këshilla dhe nisuni në udhëtim:

Kontrolloni rripin e sigurisë së bebes

Bebja rritet shpejt dhe mbase nuk i keni kushtuar vëmendje, mirëpo është shumë e mundshme që rripi në ulësen e veturës e shtrëngon dhe nuk ndihet rehat. Kur është bebja e qetë kontrolloni rehatinë e saj dhe a i përshtaten të gjitha shtesat, transmeton Telegrafi.

Siguroni pak argëtim

Ju preferoni udhëtim të qetë dhe të kënaqeni në qetësi, por për kokat e reja që janë duke u zhvilluar, udhëtimi me veturë shumë shpejt bëhet monoton. Merrni me vete lodrat e preferuara, çdo herë zëvendësoni me të reja. Në atë mënyrë do të ndihet sikur është në shtëpi dhe do të jetë e relaksuar. Përpiquni që lodrat të mos jenë nga materiali i fortë në mënyrë që fëmija të mos lëndohet kur të frenoni.

Lëshoni muzikë argëtuese ose qetësuese

Varësisht nga ajo se çfarë dëshiron fëmija dhe a doni ta vëni në gjumë apo të jetë zgjuar. Gjithsesi, fëmijët e duan muzikën dhe ajo mënyrë e qetësimit është treguar si më efikasja.

Kontrolloni temperaturën në veturë dhe mos po i bien rrezet e diellit

Vapa e acaron më së shumti fëmijën. Ai tashmë nuk ndihet rehat në ulësen e veturës dhe ndoshta edhe temperatura brenda është edhe më e lartë.

Kujdesuni që të mos ekspozohet drejtpërdrejt në diell dhe sigurohuni që të ndizni kondicionerin për ta bërë të ndihet më rehat.

Lëreni fëmijën tuaj të eksplorojë ndenjësen dhe të mësohet me të

Nëse fëmija qan sa herë që e vendosni në ndenjëse. Merrni një ditë dhe çojeni në shtëpi, jepini mundësinë fëmijës ta eksplorojë.

Dhe një këshillë e fundit, mos u shqetësoni kjo është vetëm një fazë që do të kalojë. Fëmija do të fillojë ta shijojë udhëtimin shumë shpejt, thjesht jini të durueshëm dhe bëni udhëtimin sa më të relaksuar dhe argëtues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat