10 burra tregojnë arsyet pse nuk duan të bëhen baballarë

Life style

10 burra tregojnë arsyet pse nuk duan të bëhen baballarë

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Në një postim në Reddit, 10 burra të moshave të ndryshme ndanë me internetin arsyet pse nuk duan të bëhen baballarë.

1. "Sepse nuk dua që e gjithë jeta ime të rrotullohet rreth të qenit baba. Dua të kem kohë për vete, për partneren, miqtë, prindërit. Nuk dua që të jem shembull për një fëmijë".

2. "Unë them shpesh që nuk dua të bëhem kurrë baba sepse s’i duroj dot bebet, por e vërteta është se është përgjegjësi shumë e madhe rritja e një fëmije. Duke e njohur veten, do i shkatërroj fëmijërinë dhe jetën".

3. "Sepse nuk dua të jem si im atë! Ai ishte një dështim i vërtetë dhe me shumë gjasa, edhe i ati i tij, pra, gjyshi im".

4. "Dua të arrij synimet dhe të realizoj ëndrrat e mia. Mendoj se kur ke një fëmijë, nuk ke kohë për t’i përmbushur ato".

5. "Nuk dua të jem kurrë baba, sepse nuk e menaxhoj dot inatin tim".

6. "Është kaq e thjeshtë: Nuk më pëlqejnë fëmijët!".

7. "Nuk dua të kem fëmijë sepse vij nga një familje që nuk më ka dashur. E di shumë mirë si ndjesi dhe nuk dua të përsëris të njëjtin cikël".

8. "Nuk dua të trashëgoj sëmundjen mendore nga e cila vuaj, te një krijesë e pafajshme".

9. "Sepse do përfundoj duke e urryer dhe braktisur fëmijën".

10. "Sepse e gjithë jeta ime do të marrë një tjetër drejtim dhe nuk e dua këtë gjë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat