Është e mundur! 5 mënyra të shpejta për të hekurosur rrobat pa hekur

Life style

Është e mundur! 5 mënyra të shpejta për të hekurosur rrobat pa hekur

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 17:59
Ilustrim

Hekurosja është ndoshta një nga punët më të bezdisshme për të gjitha femrat. Shumica nga ne, kur bëhet fjalë për hekurosjen, mundohen ta lënë atë deri në momentin e fundit. Por për fat të mirë, këtu ka disa mënyra për ta hequr hekurosjen nga axhenda e punëve të shtëpisë. Pa hekur në dorë!

Përdor një spray për rrudhat

Në përdorim ka edhe disa produkte që shërbejnë për të sprucuar rrudhat. Edhe pas hekurosjes, disa veshje krijojnë rrudha pasi palosen, kështu që në këto raste një spray për rrudhat është shumë komod. Pasi t’i kesh spërkatur me spray, palosi në një pozicion tjetër dhe do të shohësh që rrudhat janë zhdukur. Vetëm bëj kujdes me veshjet e mëndafshit, sepse në to spray mund të lërë shenja.

Përdor tharësen e flokëve

Fillimisht, lagi me ujë të gjitha rrudhat nga rrobat. Më pas, mbaje tharësen e flokëve 2 cm larg nga materiali (për të shmnagur djegien) dhe bëj një lëvizje lart-poshtë derisa rrudhat të zhduken.

Merri rrobat me vete në dush

Ndërsa je duke bërë një dush të shpejtë, merri edhe rrobat me vete. Avujt nga uji i ngrohtë do t’i ndihmojnë rrudhat të përhapen me lehtësi.

Përdor tharësen

Nëse rrobat janë gjysmë të thara, për t’i tharë plotësish përdor tharësen (edhe të flokëve nëse lavatriçja nuk është e pajisur me sistemin e tharjes). Pasi t’i nxjerrësh që andej, rrobat nuk do të kenë asnjë rrudhë.

Përdor piastrën e flokëve

Në një kohë kur drejton flokët me një piastër, gjithmonë mundohesh që të drejtosh “rrudhat” që krijojnë ato. Të njëjtën gjë mund të bësh edhe me veshjet, duke u munduar që rrudhat e vogla që kanë krijuar bluzat t’i eliminosh ngadalë. Vetëm, ashtu si edhe me hekurin, me piastrën bëj kujdes se mos i djeg veshjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat