Zyrtarisht në vjeshtë! Mësoni arsyen pse jeni të trishtuar gjatë ekuinoksit

Life style

Zyrtarisht në vjeshtë! Mësoni arsyen pse jeni të trishtuar gjatë ekuinoksit

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 19:53
Ilustrim

Sot, zyrtarisht në vjeshtë! Ekuinoksi i vjeshtës, kur dita dhe nata barazohen, është një fenomen i njohur nga të gjithë, por çdo vit përjetohet me ndjesi të ndryshme.

Ditënata e 22 dhe 23 shtatorit është dita e parë astronomike e vjeshtës. Nis kështu stina e njohur për ngjyrat e saj, për të vjelat, frutat, shkollën, por është gjithashtu edhe një mbyllje. Nata dhe dita do të barazohen për të vazhduar me net të tjera që do marrin minuta nga dita dhe kështu do të vazhdojë deri në solsticin e dimrit.

Për këtë arsye, veç emocionit të një fillimi, kjo ditënatë mund të jetë edhe pak depresuese. Nuk është si ekuinoksi tjetër, kur fillon pranvera dhe rigjallërimi, dhe shkojmë drejt verës, nuk është si dy solsticët që shënojnë pikën më të thellë të stinëve të tyre aktuale. Ky është një ndryshim drejt netëve të gjata dhe të ftohtit. Megjithatë, edhe kjo stinë ka të bukurat e saj.

Ekuinoksi (baraznata) mund të ketë dy kuptime në astronomi: Çastin në të cilin Dielli ndodhet pingul mbi ekuatorin e Tokës dhe vendndodhjen e dukshme të Diellit në atë çast. Një çast kohor, në të cilin pika pranverore, ekuatori qiellor dhe elementë të tjerë të tillë përdoren për të përkufizuar sistemin koordinator qiellor. Ekuinoksi në astronomi është ai çast kohor (jo një ditë e plotë) kur qëndra e Diellit mund të vëzhgohet drejtpërdrejt sipër ekuatorit tokësor, rreth 20 marsit dhe 23 shtatorit të çdo viti. Thuhet edhe kur Dielli bie në pus, domethënë pasqyrimi i diellit në një pus, fenomen që nuk ndodh dhe nuk mund të verifikohet në asnjë paralel tjetër tokësor. Në këto dy data, dita dhe nata janë të barabarta, secila nga 12 orë. Gjatë baraznetëve, Dielli lind saktësisht në lindje dhe perëndon me saktësi në perëndim.

Çfarë duhet të bësh sot? Fillo përgatit gardërobën dhe nxirr prej andej veshjet e trasha. Duhen veshur edhe ato pallto që i kemi blerë shtrenjtë dhe që na pëlqejnë shumë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat