Kur është koha ta bëni testin e shtatzënisë? Për të pasur rezultatin të saktë, prisni këtë moment

Life style

Kur është koha ta bëni testin e shtatzënisë? Për të pasur rezultatin të saktë, prisni këtë moment

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 20:10
Ilustrim

Për çdo rast, konsultohuni me gjinekologun nëse ju vonohen menstruacionet. 

Nëse dyshoni që jeni shtatzënë, me siguri dëshironi që sa më parë të mësoni për situatën në të cilën gjendeni dhe a prisni lajme të mira.

Pas ngjizjes, është e nevojshme që HCG-ja të gjenerojë në organizmin tuaj. Pasi që niveli i HCG-së dyfishohet në çdo 48 deri në 72 orë, nëse e bëni testin e shtatzënisë pas mungesës së menstruacioneve, rrisni saktësinë e rezultatit.

Ndryshe, nëse keni menstruacione të çrregullta, më mirë është ta bëni testin pas tri javësh të marrëdhënieve.

Siguria e testeve është rreth 99 për qind nëse e bëni në mënyrën e duhur, mirëpo duhet të kini parasysh që mund të tregojë edhe rezultate të pasakta negative.

Për çdo rast, rekomandimi i gjinekologut është që testi të bëhet dy herë, sepse rezultatet mund të ndryshojnë nëse i bëni shumë herët.

Ndiqni këto rregulla për rezultate më të sakta të testit të shtatzënisë:

1. Kontrolloni datën e skadencës së testit përpara se ta blini atë.

2. Shumë mjekë rekomandojnë që analiza të bëhet në mëngjes, sepse atëherë përqendrimi i HCG në urinë është zakonisht më i larti.

3. Pavarësisht nga një keqkuptim i zakonshëm, nuk duhet të pini lëngje përpara se të bëni testin. Mund të hollojë nivelin e HCG në urinë dhe kështu të kontribuojë në një rezultat të rremë.

4. Nëse merrni ndonjë ilaç për fertilitetin, kini kujdes gjithashtu sepse rezultati mund të jetë i rremë.

5. Lexoni me kujdes udhëzimet e përdorimit dhe mos e ekspozoni testin e përfunduar në rrezet e diellit, pasi mund të tregojë një rezultat të pasaktë.

Hapi tjetër është të bëni një takim me mjekun tuaj rreth tetë javë pas menstruacioneve tuaja të fundit për të konfirmuar lajmin e mirë se jeni duke pritur një fëmijë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat