Kjo është arsyeja e pazakontë pse prindërit norvegjezë i lënë fëmijët jashtë në temperatura nën zero

Life style

Kjo është arsyeja e pazakontë pse prindërit norvegjezë i lënë fëmijët jashtë në temperatura nën zero

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 17:14
Ilustrim

Nuk ka asnjë rregull për të qenë një prind i mirë, por ka me mijëra mënyra për të qenë i tillë. Sigurisht që kryefjala në rritjen e një fëmije është dashuria, më pas çdo prind i beson eksperiencës dhe aftësive të tij në rritjen e tij, saj. Por, pavarësisht se ju jetoni, apo titullit të studimeve e profesionit, çdo prind dëshiron më të mirën për fëmijët.

E dini si i rrisin prindërit norvegjezë fëmijët? Ua zbulojmë më poshtë:

Prindërit norvegjezë i lënë fëmijët të flenë përjashtë në temperatura nën zero gradë pasi sipas tyre ajri i ftohtë i bën fëmijët më rezistentë ndaj virozave apo sëmundjeve të ndryshme. Nëse rastësisht ndodheni në ndonjë qytet norvegjez, mos u habisni teksa shihni prindërit shijojnë një kafe ose drekë brenda në bar e restorant, ndërkohë që jashtë është një radhë e gjatë me karroca bebesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat