Ja pse nuk duhet ta zgjidhni që tani se çfarë do të ”bëheni kur të rriteni…”

Life style

Ja pse nuk duhet ta zgjidhni që tani se çfarë do të ”bëheni kur të rriteni…”

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Shpesh, përgjatë rrugës së rritjes, ne e gjejmë veten duke u përballur me ankthin për të ardhmen, pasigurinë dhe besimin se duhet ta dimë tashmë sot se çfarë do të jemi ose do të donim të ishim nesër. Të zgjedhim tani se kush do të jemi kur të rritemi është një detyrë që shumica prej nesh e marrin mbi supe shumë shpejt, pa pasur në fakt mjetet dhe kushtet e nevojshme për të qenë të sigurt.

Të zgjedhim që  tani se kush do të jemi kur të rritemi: 

Pritshmëritë VS Realiteti

Rritja nuk është aspak një rrugë lineare , një rrugë shpesh e fëlliqur e përbërë nga pyetje, frika, nxitje, presione dhe pritshmëri që mund të kenë një ndikim shumë të rëndësishëm në atë se kush jemi ose mendojmë se duhet të jemi. Që në fëmijëri na drejtohet pyetja “Çfarë pune do të doje të bësh kur të rritesh?”. Dhe të forcuar nga lojërat tona të fëmijërisë, shumë prej nesh dhanë përgjigje pak a shumë të ngjashme: doktor, mësues, astronaut, magjistar etj.

Megjithatë, me kalimin e kohës, veçanërisht në adoleshencë, pritshmëritë fillojnë të forcohen dhe po ashtu edhe nevoja jonë për t’i dhënë një përgjigje shteruese asaj që mendojmë se të tjerët presin nga ne. Dhe këtu shkaktohet një mekanizëm i dëmshëm i ankthit të pamotivuar për të ardhmen . Një kërkim i mundimshëm për atë që jemi të pasionuar dhe që duhet ta transformojmë në një profesion. Një profesion i sigurt, që na jep garanci, që na kënaq dhe që në të njëjtën kohë vlerësohet mirë nga shoqëria dhe nga ata që na duan.

Por,pikërisht teksa udhëtojmë në këtë rrugë  ne e humbasim veten dhe çfarë ndjejmë këtu dhe tani. Është pikërisht duke e projektuar veten në të ardhmen që ne lejojmë të na ikë nga duart e vetmja gjë për të cilën jemi vërtet të sigurt, e tashmja.

Të jetosh të tashmen, ta shijosh atë, ta kalosh me veçantinë tonë, të nxjerrësh frytet më të mira prej saj dhe të punosh për një të ardhme që nuk mund ta dimë apo ta parashikojmë është e rëndësishme. Ankthi për atë që do të jetë nuk mund dhe nuk duhet të ketë fuqinë të ndikojë në atë që po përjetojmë tani, në jetën tonë të përditshme. Të kesh një pasion dhe të punosh mbi të për ta transformuar në mënyrë ideale, nesër në një punë është një gjë, të ngulitësh një jetë në kërkimin spazmatik të asaj që do të jemi nesër është një tjetër. Ne nuk po konkurrojmë me askënd , madje as veten. Të mos e harrojmë kurrë këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat