Pse ndiheni të trishtuar pas seksit edhe kur gjithçka në shtrat ka shkuar mirë

Life style

Pse ndiheni të trishtuar pas seksit edhe kur gjithçka në shtrat ka shkuar mirë

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 21:11
Ilustrim

Seksi përfundoi! Çifti u nda dhe shtrihen krah për krah në errësirë. Një partner përjeton një ndjenjë relaksi dhe lumturie. Tjetri, ndihet bosh dhe i trishtuar, ndjenja që nuk ishin të pranishme para ose gjatë aktit seksual.

Pse disa njerëz kanë ndjenja trishtimi ose ankthi pas seksit dhe sa e zakonshme është kjo dukuri?

Quhet post-coital dysphoria (PCD). Përfshin ndjenjën e trishtimit, depresionit ose ankthit që ndodhin pas një akti seksual. Këto ndjenja mund të zgjasin nga disa minuta deri në disa orë. 

Jo vetëm që kjo gjendje është më e zakonshme nga sa mund të mendoni, por pothuajse çdokush është i ndjeshëm ndaj PCD - pavarësisht orientimit seksual ose gjinisë - megjithëse jo të gjithë e përjetojnë PCD në të njëjtën mënyrë. 

Një prej filozofëve më të mëdhenj të shekullit të 17-të, Baruch Spinoza e shpjegon duke e përmbledhur shkurtimisht kështu: "Sapo qejfi i kënaqësisë seksuale përfundon, gjithçka mbetet është trishtimi i madh". 

PCD është po aq e përhapur tek burrat sa është edhe tek gratë. Burrat pranojnë se pas seksit ndjejnë një lloj "urrejtje ndaj vetes" si dhe ndjesi turpi. Të tjerë pranojnë se shpesh qajnë apo përjetojnë episode depresioni që jo rrallë herë shkaktojnë shqetësim tek partnerja. 

Nuk mungojnë shkaqet e mundshme themelore të kësaj gjendjeje:

- Përgjigje hormonale

- Ndjenja e fajit rreth seksit

- Ndjenjat në marrëdhënie

- Performanca seksuale

- Mungesa e orgazmës

Seksi mund të jetë një përvojë e mrekullueshme, por PCD mund të ndikojë negativisht. Pranimi i ndjenjave, me veten tuaj dhe partnerin, njohja e origjinës së ndjenjave dhe kujdesi i duhur, mund të shërbejë për të përmirësuar mirëqenien seksuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat