Si të përgatisni ujin e orizit i cili bën mrekulli për lëkurën dhe flokët

Life style

Si të përgatisni ujin e orizit i cili bën mrekulli për lëkurën dhe flokët

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 17:08
Ilustrim

Të gjithë duam të dukemi më të rinj se ç’jemi, por vetëm dëshira nuk mjafton. Duhet të marrim masa për të mbrojtur lëkurën nga rrudhat dhe defektet e tjera. Një mënyrë është të aplikoni në lëkurë ushqimet që hani. Po sikur t’ia fiilloni nga uji i orizit?

Uji i orizit përmban minerale të ndryshme që kanë veti të mrekullueshme për flokët dhe lëkurën. Kjo është arsyeja pse uji i orizit është përdorur që në kohët antike . Për të përatitur ujë orizi, ju thjesht do t’ju duhen 2 gota ujë dhe gjysmë gote oriz i pagatuar. Shpëlajeni si fillim orizin për t’i hequr papastërtitë, pluhurin dhe pesticidet, pastaj lëreni në ujë për 15 minuta për të përftuar ujin e orizit. Për çfarë është i dobishëm uji i orizit?

Për maskë flokësh

Produktet që përdorim tek flokët shpesh i bëjnë ato të dobët dhe pa jetë. Nëse doni të rigjallëroni flokët tuaj, do t’ju duhet një maskë e mirë si për shembull ajo e ujit të orizit. Pasi të keni larë flokët me shampo, aplikoni ujin e orizit mbi to. Masazhojeni skalpin për disa minuta. Shpëlajeni thjesht me ujë. Bëjeni dy herë në javë për të gjallëruar flokët tuaj.

Pastrues për fytyrën

Një tjetër përfitim i ujit të orizit është se mund të përdoret si pastrues fytyre. Zhysni një tampon pambuku në ujin e orizit dhe më pas aplikojeni në fytyrë. Masazhojeni për disa minuta derisa lëkura ta përthithë. Bëjeni rregullisht derisa të shihni përmirësime në fytyrë.

Trajtim për djegiet nga dielli

Uji i orizit mund të përdoret edhe në lëkurën e diegur nga dielli. Qetëson dhimbjen dhe eliminon skuqjen. Aplikojeni të ftohtë në lëkurë.

Vepron si balsam për flokët

Do të ishte një balsam i shkëlqyer për flokët, mjafton ta përzieni me disa pika vaj esencial livande ose rozmarine. Aplikojeni në flokët dhe lëreni për 10 minuta. Shpëlajni me ujë të ftohtë pastaj.

Ngadalëson plakjen

Uji i orizit ka shumë përbërës që rigjenerojnë lëkurën. Duke e përdorur vazhdimisht, do të përftoni vitamina dhe minerale të cilat do t’i mundësojnë lëkurës suaj të riparojë qelizat e dëmtuara dhe të duket e bukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat