Arsyet që disa njerëz kanë frikë të dashurojnë

Life style

Arsyet që disa njerëz kanë frikë të dashurojnë

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 23:17
Foto ilustrim

Njerëzit e dashuruar shumë herë ndjehen të sfiduar, një pjesë prej tyre thonë se është ndjenjë e veçantë të kenë një person të rëndësishëm në jetën e tyre.

Por janë edhe një pjesë e njerëzve të cilët kanë frikë të dashurohen për arsye të ndryshme, këtu më poshtë keni disa arsyet sipas Bright Side:

Keni frikë të kërkoni ndihmë.

Disa njerëz mendojnë që  më mirë të  jenë vetëm dhe me gabimet e tyre, kjo pasi ata nuk dëshirojnë që një person tjetër të dijë për të metat dhe gabimet e tyre. Por sipas Bright Side më mirë është që problemet tuaja, t'i ndani me një partner.

Nuk mund të imagjinoni të jetoni pjesën tjetër të jetës me një person.

Një studim ka treguar se lidhjet e hapura janë po aq të favorshme sa ato me një person. Kështu disa persona nuk kanë dëshirë që të jetojnë vetëm me një njeri.

Jeni të frikësuar se i përsëritni gabimet e së kaluarës.

Disa njerëz kanë pasë lidhje jo të mira të dashurisë, sa ju kanë lënë kujtime të këqija në mendjen e tyre. Kështu ata njerëz janë me frikë se nëse dashurohen edhe një herë do të bëjnë gabimet e njëjta.

Jeni person i vetmuar.

Dikush më shumë preferon të jetë vetëm, se sa të ketë një lidhje për të cilën duhet të kontribuojë kohë, energji dhe para.

Kështu ata njerëz pëlqejnë më mirë të jenë  vetëm dhe të kenë të gjitha ato gjëra për vete.

Keni parë lidhjet e dështuara të dashurisë së çifteve tjera.

Një pjesë e çifteve pos që janë të lumtur dhe të dashuruar ata munden të kenë edhe momente jo të mira.

Disa nga ato momente munden të ndodhin edhe para njerëzve të tjerë, kështu dikush që nuk është në lidhje mendon se po të ketë një partner do të përjetojë të njëjtat gjëra.Koha.Net.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat