Keqkuptimet ose gabimet e zakonshme në lidhje me flokët

Life style

Keqkuptimet ose gabimet e zakonshme në lidhje me flokët

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 18:04
Ilustrim

Ekziston një pyetje që ngre një debat të madh në lidhje me kujdesin ndaj flokëve: "Sa shpesh duhet t’i lani flokët?"

Ju dhe mikeshat tuaja mund të keni rutina krejtësisht të ndryshme - disa i lajnë flokët çdo ditë, ndërsa të tjerë mund t’i lajnë vetëm një herë në javë.

Në lidhje me këtë temë që na bënë të gjithave konfuze, ka përgjigje stilisti i NYC, Kali Ferrara.

Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?

“Larja e flokëve shumë shpesh mund të çojë në jo vetëm flokë të thatë, por edhe në një skalp të thatë dhe të dëmtuar. Shëndeti i kokës barazohet plotësisht me shëndetin e gjëndrës dhe për këtë arsye flokët që rriten prej tij. Mundohuni t’i lani një herë në 3-4 ditë, për shëndetin optimal të flokëve dhe lëkurës. ”

A varet kjo nga lloji i flokëve?

“Lloji i flokëve luan absolutisht një faktor në atë se sa shpesh duhet t’i lani. Flokët e hollëmund të bëhen më shpejt të yndyrshëm, kështu që mund të duhet të lahen çdo ditë (shumë njerëz me flokë të tillë e ndiejnë nevojën për t’i larë çdo ditë). Flokët më të trashë, veçanërisht me onde ose kaçurrel mund të zgjasin më shumë pa u larë kryesisht për shkak të vëllimit të raportit të flokëve ndaj yndyrës."

Po flokët e lyer apo të dekoloruar?

“Flokët e lyer, veçanërisht ata të dekoloruar, zakonisht mund të shkojnë më gjatë midis larjeve sepse janë të përpunuar kimikisht. Për klientët e trajtuar kimikisht unë gjithmonë rekomandoj t’i lani një ose dy herë në javë."

Cilat janë disa keqkuptime ose gabime të zakonshme në lidhje me larjen e flokëve?

"Nëse jeni një larës i përditshëm dhe mendoni se nuk mund të kaloni më shumë se 24 orë pa patur flokë të yndyrshëm, ju duhet të bëni një detox-larje! Shumë nga klientët e mi gjatë karantinës, qendruan ditë pa i larë flokët, dhe kjo është ajo që quhet larje-detox. Në këtë mënyrë prodhohet më tepër sebum dhe vajra natyrorë që janë të domosdoshëm për flokun. Jo vetëm që flokët do të jenë më pak të thatë nga përdorimi i tepërt i detergjenteve, skalpi do të ketë kohë për të sekretuar sebumin natyror që prodhon. Dy javët e para kur detoksifikoheni nga larja e përditshme janë të vështirat, por sapo skalpi juaj të ekuilibrohet, do të pyesni veten pse laheni çdo ditë në radhë të parë! A jeni frekuentues i përditshëm i palestrës dhe e urreni idenë që most ë laheni pas saj? Thjesht duro pak! Shumë balsam në treg përmbajnë mjaft përbërës aktivë për të pastruar lëkurën e kokës dhe flokët aq sa të shpëtoni nga shampoja çdo ditë.

Pra, ndërsa nuk ka asnjë rutinë për larjen e flokëve, por ajo qëndron në varësi të flokut, ka udhëzime që mund të përdorni për të përcaktuar se sa shpesh duhet t’i lani flokët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat