Nga pasqyra te macja e zezë, 9 bestytnitë që shqiptarët kanë më shumë frikë!

Life style

Nga pasqyra te macja e zezë, 9 bestytnitë që shqiptarët kanë më shumë frikë!

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 17:02
Ilustrim

Natyra njerëzore është shumë supersticioze, duke besuar se e premtja e datës 13 është fat i keq dhe të gjesh një qindarkë është fat i mirë. Shumë bestytni burojnë nga i njëjti tipar njerëzor që na bën të besojmë te përbindëshat dhe fantazmat: Kur truri ynë nuk mund të shpjegojë diçka, ne sajojmë gjëra. Në fakt, një studim vitin e kaluar zbuloi se bestytnitë ndonjëherë mund të funksionojnë, sepse të besosh në diçka mund të përmirësojë mënyrën e të perceptuarit.

Ka edhe nga ato bestytni që njerëzit i besojnë, por njëkohësisht edhe i kanë frikë. Por a e dini se cilat janë besytnitë më të përhapura në vend?

Kur macja e zezë “të pret” rrugën

Nëse duke e kaluar rrugën, qoftë në këmbë apo me makinë, një mace e zezë ua ‘pret’ rrugën, atëherë ju duhet ta ndryshoni drejtimin apo të ktheheni, pasi kjo është një shenjë e fatkeqësisë. Në mesjetë, macet konsideroheshin kafshë të shtrigave, kështu për të mos pësuar ndonjë fatkeqësi, ato edhe vriteshin.

E marta ‘e zezë’

Mendohet se e marta është dita kur Zoti krijoi të ligën, kështu, sipas më të vjetërve, nuk është mirë që të pastroheni natën e martë, të punoni punë dore apo punë të tjera.

Prerja e thonjve natën

Besëtytnia ndoshta më e çuditshme që ende besohet është për prerjen e thonjve të dorës dhe të këmbës natën ose përnjëherë. Sipas këtij besimi, nëse ju i prisni thonjtë e këmbës dhe të dorës përnjëherë, dikush do të vdesë në ditën tuaj të dasmës – apo do të ketë edhe dasmë edhe vdekje për një ditë.

Paratë

Besohet se nëse të kruhet dora e djathtë do të japësh para, por nëse të kruhet e majta, do të marrësh para.

Akrepat e orës

A thua me të vërtetë mendon dikush për ju nëse kur shikoni orën akrepat e saj janë një mbi një? Por, tani në kohën e smartphone, disa besojnë në fatin e numrave të orës në celular, p.sh kur ora është 11:11, 15:15 etj.

Pasqyra e thyer

Romakët e lashtë besonin se tek pasqyrat ka fragmente të shpirtit tonë, kështu që me thyerjen e saj, “thyhej” mirëqënia apo shëndeti i dikujt. Fatmirësisht, ata gjithashtu besonin se shpirti i njeriut rigjenerohet pas 7 vitesh, prandaj keni dëgjuar numrin 7 të lidhet me pasqyrën e thyer.

Fjala “shëndet” pas çdo here që teshtijmë

Teshtima konsiderohej si aktivitet fiziologjik me risk të lartë nga romakët dhe grekët e lashtë. Shumë prej tyre besonin në “ndarjen e shpirtit” për pak sekonda. Prandaj, thuhet “shëndet” sa herë që dikush teshtin, si një bekim që të ruan nga e keqja.

Çadra e hapur brenda

Egjiptianët e lashtë besonin se çadrat ishin aksesor shumë mbretëror dhe se hija që krijonin ishte e frikshme. T’i hapje ato në ambiente të brendshme, konsiderohej si ofendim ndaj Zotit dhe Diellit.

Lulja e tërfilit

Tërfili konsiderohet si gjetje e rrallë dhe shumë fatsjellëse, por pse? Sipas legjendave, kjo gjethe është këputur nga Eva, gruaja e dërguar nga parajsa. Ajo zgjodhi këtë, për të mos harruar kurrë kopështin e Edenit. Prandaj lulja e tërfilit përfaqëson fat të mirë dhe prosperitet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat