4 gjëra që menaxherët s'duhet t'i thonë kurrë ekipeve të tyre

Life style

4 gjëra që menaxherët s'duhet t'i thonë kurrë ekipeve të tyre

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 17:19
Ilustrim

Të bëhesh menaxher për herë të parë s'është punë e thjeshtë dhe shumë prej nesh kanë mungesë njohurish dhe eksperience sesi duhet vepruar për ta bërë siç duhet. Problemi qëndron (sipas ekspertëve) tek qasja që ka secili për pozicionin dhe detyrat që duhen përfunduar.

Kur je menaxher, sidomos për herë të parë mënyra sesi flet me ekipin është thelbësore për mbarvajtjen dhe vijueshmërinë e punës. Thënë këtë, ka disa fraza që menaxherët duhet t'i shmangin me ekipin e tyre dhe të mos i përdorin fare.

1. "Më telefono/ço mesazh nëse ndodh diçka"

Teorikisht kjo është shumë e sjellshme dhe njerëzore, por në realitet t'i thuash të tjerëve që je gjithnjë i gatshëm do të thotë të të ndërpresin në mënyrë të vazhdueshme. Në një moment do ta kesh të vështirë të ndash jetën tënde personale nga ajo personale. Prandaj duhet t'i mësoni të jenë të pavarur dhe të kërkojnë për ndihmën tuaj vetëm në situata shumë delikate. 

2. "Do të të tregoj unë gjithçka" 

Këto premtimet e fillimit mund të bëhen paksa problematike në të ardhmen. Sigurisht që është detyra juaj ta bëni gjithë ekipin bashkë dhe t'i mësoni gjithçka është e nevojshme për punën, por disa gjëra është më mirë t'i lini pa thënë. Si shef është mirë të tregoheni të kujdesshëm për detajet që ndani me njëri-tjetrin. 

3. "Do të kërkojë unë një rritje për ty"

Kjo s'është shumë efektive sepse i jepni shpresa false kërkesës së tyre për rritje në pagë. Dëshirat e tua si menaxher mund të jenë ndryshe nga ato të shefit tënd. Edhe njëherë tjetër, tregohuni të kujdesshëm.

4. "Nuk është ndonjë gjë kaq e madhe"

Ndonjëherë, menaxherët e rinj sikletosen kur delegojnë detyra dhe përdorin të tilla fraza për të zbutur tensionin tek ekipi. Sigurisht që s'duhet të ekzistojë një ambjent pune stresues por s'duhet as që të minimizoni punën e ekipit ose t'jua bëni më të thjeshtë nga ç'është. Në vend të kësaj mund të thoni: "Nuk dua të të kapë paniku" ose  "S'dua të ndihesh sikur s'po e bën mirë punën tënde...", etj, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat