Kjo është mosha kur gratë shijojnë me shumë seksin

Life style

Kjo është mosha kur gratë shijojnë me shumë seksin

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 07:00
Ilustrim

Nëse mendoni se jeta seksuale është më mirë në moshën 20-vjeçare, gaboheni. Këto janë vitet e seksit vetëm për një natë, seksit të shpejtë dhe dashurive të para të vërteta. Por sipas hulumtimeve të fundit femrat e përjetojnë seksin më mirë pasi mbushin 36 vjeç. Të pyetura nga “Natural Cycles”, 2600 gra kanë treguar për përvojat e tyre për orgazmën, ndjenjat e joshjes dhe sa e shijojnë seksin.

Përgjigjet e tyre janë analizuar në bazë të moshës duke i ndarë vajzat në tri kategori: (nën 23 vjeç), (23-35 vjeç) dhe (mbi 36 vjeç). Sa i përket joshjes seksuale, gratë e moshës mbi 36 vjeç kanë dëshmuar se kanë nivel të lartë të vetëbesimit, ku gjysma e tyre thanë se kanë një trup seksi. 6 nga 10 gra të grupmoshës së tyre treguan se kanë orgazma më të mira dhe më të shpeshta, në kontrast me vetëm 5 nga 10 të grupeve më të reja të grave që e kishin thënë të njëjtën gjë.

Sa i përket shpeshtësisë së seksit, më pak se një e treta e vajzave të anketuara kanë thënë se bëjnë seks 2 herë në javë, mbi një e pesta kanë thënë se bëjnë seks 3 herë në javë dhe më pak se një e pesta kanë thënë se bëjnë seks vetëm një herë në javë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat