Pavarësisht se sa kohë keni në një lidhje, komunikimi me partnerin është gjithnjë i nevojshëm për ta mbajtur 'zgjuar' dëshirën dhe pasionin.
Mesazhet flirtuese kur ai është në punë janë gjithmonë një ide e mirë, si dhe një mënyrë për të zhvilluar imagjinatën ;).
Këtu gjeni 10 ide mesazhesh flirtuese, të cilat mund t'i përshtasni sipas mënyrës tuaj.
"Shpresoj që mos të lodhesh shumë sot , të duhet energji për sot në darkë."
"E kam rilexuar një email pesë herë, sepse nuk mund të ndaloj së menduari për ty."
"Nuk përqëndrohem dot, përpara më del mënyra se si po më puthje mbrëmë"
"Si po shkon puna sot? Vë bast se është e vështirë të jesh me një njeri aq 'hot' sa ty në zyrë.”
"Nëse do të ishim vetëm në atë sallë konferencash tani, çfarë do të bëje?”
"Unë e di që po kalon një ditë stresuese, kështu që një masazh trupi është gati për ty sa të kthehesh në shtëpi."
"Do të doja të isha asistentja jote për një ditë. Do të bëja gjithçka që do më kërkoje ;)"
"Dua të vij të të takoj në pushimin e drekës, por jam e sigurt që nuk do duash të kthehesh më në punë."
"Më mirë e anullojmë rezervimin e darkës. Kam në mendje diçka më të mirë."
"A mund të më marrësh me Facetime gjatë pushimit? Dua të shoh fytyrën që më ndryshon ditën.”