Pse njerëzit tërhiqen kaq shumë nga personazhet e këqij?

Life style

Pse njerëzit tërhiqen kaq shumë nga personazhet e këqij?

Më: 26 janar 2023 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Qoftë në televizion apo në një film, ne në përgjithësi i duam personazhet e këqij apo negativë.Pavarësisht se sa egoist, i uritur për pushtet apo i babëzitur është një person i tillë, shumë prej nesh janë ende të tërhequr nga ana e tyre e errët, pjesërisht sepse dyshojmë se disa prej tyre mund të kenë një cilësi të mirë në vetvete. 

Në fakt, sipas një studimi të ri të Universitetit të Miçiganit, SHBA, si të rriturit ashtu edhe fëmijët raportuan më shpesh se personazhet negativë ishin më të mirë nga brenda sesa që heronjtë, për të cilën mendohet se janëpërbrenda të këqij.

“Pra njerëzit besojnë se ka një mospërputhje midis sjelljeve të jashtme të një njeriu të keq dhe vetes së tyre të brendshme, dhe ky është një hendek më i madh për personazhet negative sesa për heronjtë”-thotë Valeri Umsheid, doktorante në psikologji në këtë universitet, dhe autorjakryesor e studimit.

Umssheid dhe kolegët e saj kryen tre studime me 434 fëmijë (4-12 vjeç) dhe 277 të rritur për të përcaktuar se si individët i kuptojnë veprimet antisociale të kryera nga njerëzit e ligj. Ata u përqendruan tek gjykimet e pjesëmarrësve mbi personazhet negativë dhe heronjtë fiktivë të njohur apo të rinj, si Ursula tek “Sirena e Vogël” dhe Udi i “Toy Story”.

Studimi 1 zbuloi se fëmijët i shihnin si shumë negative veprimet dhe emocionet e personazheve të këtij të fundit. Kjo sugjeron se prirja e mirë-dokumentuar e fëmijëve për t’i gjykuar njerëzit si të mirë, nuk e pengon vlerësimin ndaj formave ekstreme të ligësisë sëtyre.

Studimet 2 dhe 3, vlerësuan besimet e fëmijëve dhe të të rriturve në lidhje me karakterin moral dhe veten e vërtetë të heronjve dhe personazheve të këqij, duke përdorur një sërë dëshmish konvergjente, përfshirë mënyrën se si një personazh ndihej së brendshmi, nëse veprimet e një personazhi pasqyronin veten e tyre të vërtetë, dhe nëse kjo e fundit mund të ndryshojë me kalimin e kohës.

Përmes këtyre masave, studimi tregoi se si fëmijët ashtu edhe të rriturit e vlerësonin vazhdimisht veten e vërtetë të personazheve të tilla si jashtëzakonisht të këqij dhe shumë më negativ sesa heronjtë. Njëkohësisht, studiuesit zbuluan një asimetri në gjykime, ku personazhet negative kishin më shumë gjasa sesa heronjtë që të kishin një vetvete të vërtetë që ndryshonte nga sjellja e tyre e jashtme. Umsheid tha se si fëmijët ashtu edhe të rriturit besonin se personazhet si Ursula kishin njëfarë mirësie të brendshme, pavarësisht nga veprimet e këqija apo imorale që kryejnë rregullisht ata. / MedicalXPress

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat