Bëni maskën për fytyrën në shtëpi me shegë

Life style

Bëni maskën për fytyrën në shtëpi me shegë

Më: 31 janar 2023 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Shega është plot me antioksidantë

Shega përmban një sasi të madhe të vitaminave dhe mineraleve: A, B1, B2, B4, B5, B6, B9, C, E, H, K, kalium, silic, kalcium, magnez, natrium, squfur, fosfor, klor, hekur, jod, selen, fluor, krom, zink, omega-6 dhe beta-karoten.

Duke marrë parasysh vlerat e saj ushqyese, ekspertët shprehen se shegët mund të përmirësojnë shëndetin tuaj nga brenda-jashtë.

Kjo është arsyeja pse maska e fytyrës me shegë është një zgjedhje e mirë për lëkurën tuaj, ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe i jep fytyrës freski.

Gjithashtu konsumimi i shegës ndihmon në largimin e puçrrave ose njollave të ndryshme të krijuara në fytyrë.

Kulloni mirë një lugë kokrra shege, më pas përzieni me një lugë mjaltë dhe tri lugë vaj ulliri. Pasi të keni përzier të gjithë përbërësit, shtoni 50 ml ujë për të holluar masën.

Aplikojeni në fytyrë të pastër dhe lëreni për rreth një orë.

Gjithashtu këshillohet ta fërkoni në lëkurën e fytyrës, qafës dhe dekoltesë me lëvizje të buta.

Lajeni pastaj fytyrën me ujë të vakët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat