Si ndikon të fjeturit në krevate të ndara për çiftet! Çfarë do të thotë kjo për jetën e tyre seksuale

Life style

Si ndikon të fjeturit në krevate të ndara për çiftet! Çfarë do të thotë kjo për jetën e tyre seksuale

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Flini bashkë apo të ndarë? Çfarë tregon kjo për jetën tuaj të dashurisë. Nëse partnerët flenë në shtretër të veçantë, nuk do të thotë se kanë probleme në marrëdhënien e tyre.

Por e kundërta, është çelësi për një shëndet më të mirë dhe një marrëdhënie më të lumtur.

Një në gjashtë çifte, sipas hulumtimit, vendosën të flenë të ndarë nga nevoja për gjumë më cilësor.

Sipas një studimi, ku çiftet mbanin një pajisje që regjistronte lëvizjet dhe zgjimin, tregoi se “në fakt, një e treta e shqetësimit të gjumit shkaktohej nga partneri”.

Ndikimi në çrregullimin e shëndetit dhe marrëdhënies mund të jetë i madh, sipas doktor Neil Stanley.

“Gjumi i parehatshëm ndikon në performancën seksuale, marrëdhëniet, rrit rrezikun e aksidenteve dhe në afat të gjatë, lidhet me shtimin në peshë, diabetin e tipit 2 dhe depresionin”, shton Stanli.

Kjo ndodh sepse çdo qelizë në trup ka “orën” e saj dhe prishja e këtyre ritmeve nëpërmjet gjumit të pamjaftueshëm prek çdo qelizë.

Por sa ndikon në jetën seksuale të çiftit të fjeturit në dhoma apo krevate të ndarë?

Në fakt, mund të ketë përmirësim të vërtetë, pasi seksi do të shkëputet nga gjumi dhe do të bëhet qëllim në vetvete.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat