“Unë jam 24, ndërsa burri im 85 vjeç! Dua ta bëj baba për herë të parë”

Life style

“Unë jam 24, ndërsa burri im 85 vjeç! Dua ta bëj baba për herë të parë”

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 10:34
Miracle Pogue, 24 vjeç me bashkëshortin e saj Charles Pogue, 85 vjeç

Një çift i martuar me një diferencë moshe prej 61 vjetësh janë zotuar të krijojnë një familje pavarësisht se burri 85-vjeçar është 10 vite më i madh se gjyshi i gruas së tij.

Miracle Pogue, 24 vjeç, nga Starkville, Misisipi, u takua me bashkëshortin e saj Charles Pogue, 85 vjeç, kur ajo punonte në një lavanderi në vitin 2019 dhe dyshja krijuan një miqësi.

Pavarësisht diferencës së moshës prej 61 vjetësh, dyshja duan të krijojnë një familje për të siguruar që Charles, i cili nuk ka fëmijë, të lërë pas trashëgimtarë.

Agjenti i pasurive të paluajtshme tashmë në pension Charles më në fund vendosi të pranojë ndjenjat e tij për infermieren një vit pasi u takuan dhe i propozoi në shkurt të 2020-ës.

Miracle thotë se nëna e saj Tamika Phillips, 45 vjeç dhe gjyshi Joe Brown, 72 vjeç, e mbështetën lidhjen që në fillim pasi panë se sa të lumtur e bënte pensionisti, por babai i saj Kareem Phillips, 47 vjeç, ishte më i vështirë për t'u bindur.

“Charles sillte një veshje dhe donte vetëm që unë t'i shërbeja. Një ditë ai hyri në lavanteri duke kërcyer vals dhe hodhi një copë letër poshtë në tokë që shkruante “më jep numrin”. Ai ishte kalorësi im me parzmore të shndritshme. Ne kishim një atmosferë të mirë. Ishte bisedë e mirë, më bëri të ndihem rehat. E dija që ishte më i madh, por nuk e dija saktësisht moshën e tij. Kur kuptova se kisha rënë “shumë thellë”, kishin kaluar disa muaj dhe tashmë kisha ndjenja për të. Ai ishte dashuria ime. E mora vesh në bisedë kur pyetëm njëri-tjetrin për datën e lindjes dhe ai tha se kishte lindur në vitin 1937. Asnjëherë nuk e mora parasysh moshën e tij, thjesht donim të shihnim se si shkoi. Nuk më intereson nëse është 100 apo 55 vjeç, më pëlqen. Mendova se ai ishte ndoshta 60 ose 70 vjeç sepse duket shumë mirë. Ai është gjithmonë aktiv. Gjyshi im tha nëse unë isha e lumtur dhe kjo është ajo që dua të bëj, atëherë edhe ai është i lumtur për mua. Babai im tha "jo moj zonjushë, s’bëhet fjalë". U desh shumë kohë për ta bindur atë, por unë e pyeta nëse donte të humbiste vajzën e tij përgjithmonë. Nëse ai nuk do të vinte në dasmën time, do të më kishte humbur përgjithmonë. I thashë se kisha nevojë për mbështetjen e tij dhe për të më shoqëruar në dasmë. Sapo arriti të takonte Charles dhe të fliste me të, ai e pëlqeu atë”, deklaroi 24-vjeçarja.

“Njerëzit që bëjnë komente në internet nuk na bëjnë përshtypje, ne thjesht i lëmë. Jemi shumë të lumtur bashkë. Mezi presim të krijojmë një familje së bashku”, thotë Charles.

Miracle pretendon se lidhja e saj ka tërhequr shumë vëmendje negative në internet, ku çifti shpesh ngatërrohet nga përdoruesit si baba e bijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat