Disa këshilla se si të ruash miqësi të forta, edhe nëse e ke jetën super të zënë

Life style

Disa këshilla se si të ruash miqësi të forta, edhe nëse e ke jetën super të zënë

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 13:18
Foto nga takimi

Çdo ditë e jona është e mbushur me punë, njerëz, ngjarje të shumta dhe shpesh harrojmë të takojmë apo komunikojmë me miqtë tanë më të mirë. Rrjedhimisht, mendojmë se miqësia është ftohur, pasi jeta vijon dhe sjell ndryshime. 
 
Por, që të mos kesh më të njëjtën sfidë, të japim disa këshilla se si ta ruash miqësinë tënde të fortë dhe të qëndrueshme, edhe nëse ke një jetë shumë të zënë:
 
Vendose si qëllim që ta takosh një mik/e të ngushtë të paktën 2 herë në javë

Shkruaje te notes, vendose si notification, etj, por mos harro të hash një darkë apo të dalësh për një gotë me mikun/en më të mirë. Kështu, do të përditësoheni me të rejat më të fundit nga jeta e secilit/ës dhe nuk do të surprizoheni kur të merrni vesh që njëri/a nga ju është bërë prind, apo i ka dalë lotaria për Amerikë. :)
 
Komuniko shpesh

Gjatë rrugës për në shtëpi, nuk të bën dëm të bësh një telefonatë dhe ta pyesësh se si shkoi dita, çfarë ndodhi, etj. Gjithashtu, disa mesazhe në ditë, do të të ndihmojnë të ruash dhe forcosh shoqërinë. Mos harro memet!
 
Trego anën tënde të ndjeshme

Kur ke nevojë të zbrazësh shpirtin dhe të qash, ke gjithmonë një shpatull që të mbështet dhe të gjendet pranë. Me miqtë mund të tregohesh gjithmonë i/e ndjeshëm/me dhe të tregosh gjithçka troç, pa pasur frikën e gjykimit. Mos hezito të shfaqësh këtë anë, pasi kjo i lidh edhe më shumë njerëzit.
 
Krijo kujtime

Në të gjitha herët që del me miqtë, krijo kujtime, bëj foto, lër batuta, histori…Na beso, këto do të jenë momentet më të bukura të jetës tënde.
 
Ji krenar/e për ta

Kur ti je krenar/e për dikë, personi tjetër ndihet mëse i vlerësuar. Ndaj në suksese të vogla apo të mëdha, ji miku/ja që i do të mirën të tjerëve, njësoj si për veten.
 
Bëj gjëra me miqtë

Edhe nëse gjërat konsistojnë me gatimin e një vakti, të ndjekurit bashkë në divan “BBVA”, të parit një film, apo biseda me orë të tëra. Ftoje mikun/en për një mbrëmje nga shtëpia jote dhe kënaquni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat