Zvogëloni rrezikun e ngufatjes së bebes në një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë

Life style

Zvogëloni rrezikun e ngufatjes së bebes në një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë

Më: 18 mars 2023 Në ora: 07:09
Foto ilustrim

Infermierja zbuloi se si të kontrolloni nëse ushqimi është i sigurt për foshnjën

Infermierja Nikki Jurcutz këshillon prindërit se çfarë duhet të bëjnë përpara se të ushqejnë fëmijën e tyre dhe cilat ushqime janë më të rrezikshmet.

Shumë pediatër paralajmërojnë se ushqimi është shkaku më i zakonshëm i ngufatjes te foshnjat. Në periudhën kur ai mëson të përtypë dhe fillon të përdorë gishtat për copa ushqimi, është një sfidë e madhe për prindërit. Pavarësisht se ky është një hap i madh në të ushqyerit, duhet të kujdeseni përsëri se çfarë lloj ushqimi i jepni, sepse ata ende nuk kanë dhëmbë të mjaftueshëm për ta përtypur deri në fund.

Infermierja Nikki Jurcutz shpesh poston këshilla për sigurinë e foshnjave dhe rreziqet e ngufatjes në rrjetet sociale.

Në videon e fundit, ajo zbuloi se si të zbuloni shpejt dhe lehtë nëse mund t’i jepni fëmijës tuaj një ushqim të caktuar.

Është një truk që ajo e quajti “testi i shtrëngimit “.

“Merrni një copë ushqim, vendoseni në mes të dy gishtave dhe shtrydheni, nëse shpërbëhet shpejt, atëherë mund t’ia jepni fëmijës. Nëse mbetet ajo copë ushqimi mbetet e pandryshuar pas shtypjes, atëherë duhet të shmangni ushqime të tilla”, ka shpjeguar Niki.

Ushqimet e rrezikshme që duhet të shmangni në vitin e parë të jetës janë hot-dogët, kokoshkat, arrat e plota, frutat e thata, rrushi, djathi i fortë dhe perimet e papërpunuara.

Në një tjetër video, Niki tregoi se si ky lloj ushqimi mund të ngecë në trakenë e vogël të fëmijëve dhe të shkaktojë mbytje kërcënuese për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat