Si t’i hiqni njollat e domates nga rrobat: Është më e lehtë nga sa mendoni

Life style

Si t’i hiqni njollat e domates nga rrobat: Është më e lehtë nga sa mendoni

Më: 30 mars 2023 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Nëse keni njolla domateje në rrobat tuaja që nuk hiqen edhe pas disa larjeve, rrezet e diellit mund të jenë truku për t’i larguar ato.

Heqja e njollave të domates ose salcës së domates mund të jetë një sfidë, por me një truk të shpërndarë në rrjetet sociale, mund të shmangni pastrimin e rrobave për një kohë të gjatë.

Për t’i hequr njollat e domates, nuk do t’ju duhet të shpenzoni para për produkte të shtrenjta pastrimi apo të përgatisni vet ndonjë preparat nga përbërësit që keni në shtëpi.

Këshilla thotë se për pastrim do të jetë e nevojshme t’i lani rrobat e njollosura duke përdorur metodën e zakonshme, por që më pas t’i ekspozoni në diell.

Dielli konsiderohet si zgjidhja ‘magjike’ për njollat e domates dhe ka një arsye për këtë. Rezulton se rrezet ultravjollce (UV) thyejnë njollat e domates, kështu që nëse rrobat tuaja janë të mbuluara me njollat që nuk hiqen, do të dëshironi ta provoni këtë.

Thjesht lani rrobat tuaja si zakonisht dhe lërini në diell. Sigurohuni që ana e njollës të jetë përballë dritës së diellit. Në momentin që thahet, njolla duhet të zbehet ‘në mënyrë magjike’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat