Provoni disa teknika të thjeshta në shtëpi për të lehtësuar rrudhat e fytyrës dhe qafës

Life style

Provoni disa teknika të thjeshta në shtëpi për të lehtësuar rrudhat e fytyrës dhe qafës

Më: 2 prill 2023 Në ora: 00:19
Foto ilustrim

Masazhet e fytyrës dhe qafës për rrudhat janë një nga gjërat më të mira që mund të bëni për lëkurën tuaj – në mënyrë natyrale. Megjithatë, këto trajtime profesionale kushtojnë dhe për më tepër, i gjithë procesi mund t’ju marrë kohë

Fatmirësisht, ju mund të provoni disa teknika të thjeshta në shtëpi, direkt pas dushit dhe/ose para se të flini.

Një prej përfitimeve më të rëndësishme të masazheve të fytyrës dhe qafës është se ato mund të ndihmojnë për të reduktuar rrudhat dhe për të parandaluar shfaqjen e tyre në të ardhmen.

Por për më tepër, masazhi ndihmon në stimulimin e qarkullimit të gjakut në lëkurë dhe e furnizon atë me oksigjen.

Për të filluar masazhin e fytyrës dhe qafës në shtëpi, fillimisht duhet të përdorni një produkt hidratues, mund të jetë krem, por akoma më mirë nëse është vaj (për shembull: vaji që përdorni për të pastruar grimin).

Merrni një sasi të vogël të produktit dhe masazhojeni në lëkurë në formë rrethore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat