Këto janë 8 gabimet që bëjmë kur biem në dashuri

Life style

Këto janë 8 gabimet që bëjmë kur biem në dashuri

Më: 4 prill 2023 Në ora: 22:42
Foto ilustrim

Bëni plane për të ardhmen e largët

Rregulli i parë, asnjëherë mos bëni plane afatgjata që në takimet e para. Ndonëse mund t’ju duket sikur keni gjetur personin e zemrës, mund të zhgënjeheni nëse gjërat më vonë nuk shkojnë sipas parashikimit tuaj. Jepini kohë.

Thoni “të dua”

Mbrojeni zemrën tuaj! Deklarata kaq të forta që në fillimet e marrëdhënies mund të ndikojnë në presionin dhe pritshmëritë që projektoni tek partneri.

I prezantoni me familjarët dhe miqtë e afërt

Çdo etapë në një marrëdhënie ka kohën e vet dhe prezantimi me njerëzit tuaj të afërt është një hap i madh. Psikologët e çifteve sugjerojnë që ta prezantoni partnerin tuaj me miqtë pas muajit të tretë të njohjes, ndërsa familjen pas vitit të parë.

Blerja e kafshëve shtëpiake dhe sendeve me vlerë të madhe

Mos merrni së bashku kafshë shtëpiake dhe as bileta llotarie, nuk i dihet kurrë sesi marrëdhënia do të evolojë. Terapistët këshillojnë që blerjet të jenë individuale dhe kjo vlen edhe për daljet në takime romantike.  

Tregoni rreth ish-it tuaj

Askush nuk dëshiron të dëgjojë për ish-in e dikujt që në takimet e para, ndaj dhe mos i mbingarkoni me informacione të panevojshme. Në vijim, në rast se takimet janë të suksesshme do të keni kohë që të ndani eksperiencat tuaja të mëparshme.

Kërkoni para

Muaji juaj i parë i takimit mund të kthehet në muajin tuaj të fundit, në rast se kërkoni para nga një parent potencial të cilin sapo e keni njohur. Nuk mund ta merrni asnjëherë me mend sesi kjo lëvizje mund të interpretohet. Mund të bëni figure të keqe.

Jepini atij/asaj një çelës

Vendosni kufinj në një marrëdhënie e cila ka ende nevojë të zhvillohet. Njiheni mirë personin me të ciln po dilni pasi qëllimet mund të mos jenë më të mirat.

Shfaqeni në punën e tij/saj

Respektimi i hapësirës personale është shumë i rëndësishëm. Jepini partnerit kohën personale dhe mos bëni deklarata të fuqishme dashurie në vendin e punës si dërgimi i një buqete me lule apo ftesa për evente të rëndëssishme. Mund ta vendosni në siklet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat