Në cilën moshë femrat dhe meshkujt janë më tërheqës?

Life style

Në cilën moshë femrat dhe meshkujt janë më tërheqës?

Më: 10 prill 2023 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Një studim u përpoq të zbulonte se në cilën moshë meshkujt janë më tërheqës dhe në çfarë moshe femrat. Më shumë se 16,000 njerëz nga tetë vende morën pjesë në hulumtim.

Të gjithë ata iu përgjigjën pyetjes se sa vjeç, sipas tyre, janë femrat më të bukura dhe sa vjeç janë meshkujt.

Rezultatet e hulumtimit treguan se të anketuarit i konsiderojnë femrat në moshën 28-vjeçare si më tërheqëse, ndërsa meshkujt janë në kulmin e atraktivitetit në moshën 32-vjeçare.

Hulumtimi është kryer në Itali, Gjermani, Francë, Spanjë, Britani të Madhe, Australi, Kanada dhe SHBA. Është interesante se rezultatet sipas vendeve ishin mjaft të ndryshme nga rezultatet e përgjithshme.

Sipas amerikanëve, femrat janë më të bukura në moshën 31 vjeçare dhe meshkujt në 34. Në anën e kundërt janë britanikët, sipas të cilëve femrat janë më të bukura në moshën 23-vjeçare, kurse meshkujt dhjetë vjet më të mëdhenj, pra në moshën 33-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat