Pse gratë me punë të mira kanë më shumë gjasa të divorcohen? Ja arsyet dhe këshilla

Life style

Pse gratë me punë të mira kanë më shumë gjasa të divorcohen? Ja arsyet dhe këshilla

Më: 15 prill 2023 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Disa studime të kryera në Suedi disa kohë më parë zbuluan se gratë që përparojnë në karrierë dhe arrijnë pozita të larta në vendin e punës kanë më shumë gjasa të divorcohen në krahasim me kolegët burra.

Studimi tregon se në disa raste, si emërimi si kryetare bashkie apo deputete, gati dyfishoi shkallën e divorcit për gratë, por jo për burrat.

Rezultatet e këtij studimi nxjerrin në pah një sërë faktorësh që kontribuojnë në rritjen e shkallës së divorcit tek gratë në pozita më të larta pushteti. Një faktor i rëndësishëm është diferenca në pagë midis burrit dhe gruas. Nëse diferenca pas ngritjes në detyrë ishte e madhe, martesa i largohet gjithnjë e më shumë normës kulturore që pretendon që burri të kujdeset financiarisht për gruan dhe shtëpinë.

Një faktor tjetër lidhet me faktin se grave në këto pozicione mund t’ju duhet të punojnë më shumë orë, të përballen me më shumë stres dhe përgjegjësi më të mëdha se homologët meshkuj. Për shembull, një burri që ka të njëjtin post me një kolege grua, ndoshta nuk i duhet të shkojë në shtëpi, të kujdeset për fëmijët aq sa gruaja, të kujdeset për shtëpinë aq sa ajo e kështu me radhë. Këto detyra mund të ndikojnë për keq në jetën personale, duke shkaktuar edhe divorc.

Përpos këtyre, studimet sugjerojnë se se disa burra mund të mos pranojnë dot suksesin e partneres dhe të ndihen të kërcënuar nga fuqia e saj. Kjo sjell tension në marrëdhënie, e rrjedhimisht, ndonjëherë, divorc.

Çfarë duhet të bëhet në të tilla raste?

Komunikoni hapur me partnerin: Jini të sinqerta me partnerin për qëllimet e karrierës dhe kërkesat e punës. Komunikoni nevojat tuaja dhe sigurohuni që të dëgjoni edhe shqetësimet e tij.

Kërkoni mbështetje nga partneri: Kërkoni ndihmë dhe mbështetje nga partneri kur ju nevojitet. Nxitini të kenë përgjegjësi në punët e shtëpisë dhe kujdesin ndaj fëmijëve për të ndarë ngarkesën.

Jepini përparësi kujdesit për veten: Mos e neglizhoni mirëqenien personale. Gjeni kohë për aktivitete që ju ndihmojnë të menaxhoni stresin, si palestër, meditim ose terapia.

Krijoni një ekuilibër punë-jetë: Vendosni kufij midis punës dhe jetës personale për pasur kohë për veten dhe familjen. Sigurohuni që t'i jepni përparësi kohës në familje.

Mos u kënaq me më pak: Gratë meritojnë paga të barabarta dhe mundësi të barabarta në vendin e punës. Mos u kënaqni me më pak se çfarë meritoni dhe mos lejoni askënd që t'ju bëjë të ndiheni fajtore për faktin që po ndiqni karrierën.

Gjithsesi, nëse asnjë nga pikat më sipër nuk funksionon, kini parasysh që divorci nuk fundi i botës. Përkundrazi, në një marrëdhënie të pashëndetshme, mund të jetë zgjidhja më e mirë për të gjithë palët, përfshirë edhe fëmijët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat