5 gabimet që mund të jeni duke bërë gjatë aplikimit të retinolit

Life style

5 gabimet që mund të jeni duke bërë gjatë aplikimit të retinolit

Më: 9 maj 2023 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Në ditët e sotme, rutina e bukurisë dhe kujdesit ndaj vetes fillon të praktikohet rreth fillimit të të 20-ave. Një ndër problematikat të cilat të gjithë duam të parandalojmë është krijimi i rrudhave. Këtu hyn në lojë përdorimi i serumit të retinolit. Sipas shumë dermatologëve përfitimet e tij janë fantastike në ngadalësimin e shenjave të plakjes dhe zhdukjes së akneve problematike. Falë kulturës së internetit, mund të shohim se retinoli ka nisur të përdoret nga të gjithë, nga njerëz të përditshmërisë e deri tek të famshmet e Hollivud-it it si Nicole Kidman, Jennifer Lopez dhe Cindy Crawford ndër të tjera.

Çfarë është retinoli?

Ai është një derivat i vitaminës A të cilin e gjejmë si përbërës të kremrave dhe serumeve të ndryshme. Zakonisht, për pjesën më të madhe të njerëzve, ai nuk është problematik dhe ndihmon me pastrimin e poreve, eleminimin e njollave të errëta, nxit prodhimin e kolagjenit dhe mbrojtjen e barrierës së lëkurës. Megjitatë në disa raste, lëkurat e ndjeshme dhe me tendencë për akne nuk reagojnë edhe aq mirë ndaj retinolit dhe përjetojnë irritim dhe skuqje. Duhet të dini se kjo mund të ndodhë nëse nuk jeni duke ndjekur udhëzimet e përdorimit dhe në vijim, duam t’ju tregojmë disa gabime që mund të jeni duke bërë gjatë aplikimit të tij.

Po përdorni më shumë seç duhet

Mund të mendoni se aplikimi me tepricë i këtij përbërësi, mund t’ju sjellë efekte më të shpejta por kjo nuk është aspak e vërtetë. Retinoli duhet përdorur gjithnjë në sasi shumë të vogla. Zakonisht rekomandohet të merrni pak në majën e gishtit dhe ta aplikoni në të gjithë fytyrën.

Po e aplikoni në mëngjes

Kur ekspozohet në rrezet e diellit , ky derivat i vitaminës A shpërbëhet lehtësisht. Duke qenë se është një aktiv fotosensitiv, mund ta bëjë lëkurën tuaj më të prirur të digjet nga rrezet e diellit. Kështu, e mira është që të përdoret gjatë mbrëmjes.

Nuk po aplikoni krem kundër diellit

Është thelbësore të aplikoni krem ​​kundër diellit kur jeni duke përdorur retinol. Ndërkohë që lëkura rigjenerohet, ajo mund të bëhet shumë e ndjeshme ndaj ekspozimit nga dielli.

Po përdorni krem ​​hidratues vetëm pas aplikimit 

Nëse vini re se lëkura juaj thahet dhe acarohet pas përdorimit të tij, idealja është të përdorni metodën “sanduiç”. Kjo metodë konsiston në vendosjen e hidratantit para dhe pas retinolit. Mos u shqetësoni pasi këto hapa nuk ndikojnë në përthithjen e tij.

Po e vendosni në lëkurë të lagur

Nëse e përdorni retinolin në lëkurë të lagur, ka shumë mundësi që të përjetoni irritim dhe skuqje. Aplikojeni atë në lëkurë plotësisht të thatë dhe nëse vini re se sërish keni probleme, mund t'i drejtoheni te një dermatolog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat