A ndikon keq te fëmijët kur punon dhe ke më pak kohë?

Life style

A ndikon keq te fëmijët kur punon dhe ke më pak kohë?

Më: 20 maj 2023 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Besoje apo jo, pyetem shpesh nëse të qenurit një nënë që punon është diçka e keqe për zhvillimin e fëmijës dhe në të shumtën e rasteve, përgjigjia ime tingëllon ‘jo’!

E para,  rregulli më kritik është kujdesi ndaj vetes. Ti duhet të kujdesesh fillimisht për nevojat e tua bazike dhe asaj të familjes përpara çdo gjëje. Në të shumtën e rasteve një gjë e tillë përfshin edhe punën. Edhe nëse punon jashtë shtëpisë dhe jashtë kapacitetit financiar ose nëse po bën atë që të përmbush ty, është një nevojë e familjes dhe e jotja. Dhe është e padrejtë të kesh një ndjenjë faji lidhur me një gjë të tillë.

Të jesh një nënë që punon ndikon keq në zhvillimin e fëmijës?

Por si të qenurit një nënë që punon prek zhvillimin e fëmijës? Si shumë gjëra, është cilësia e kohës, jo (sasia), e kaluar me fëmijët që  ka më shumë rëndësi. Nëse je e shqetësuar rreth zhvillimit të fëmijës kur punon këtu janë disa këshilla.

1- Shfrytëzoni më shumë kohën tuaj kur nuk jeni në punë

Të kalosh kohë me fëmijët është një gjë mjaft e rëndësishme sidomos për zhvillimin social dhe emocional. Kjo nuk do të thotë që duhet të jesh i ngjitur me fëmijën 24 orë në ditë. Kur jeni bashkë, jepi prioritetin e pandarë gjatë gjithë kohës. Krijo një mëngjes special apo edhe një rutinë mëngjesore duke lexuar një libër, kënduar një këngë, ose të shtriheni në krevat së bashku dhe flisni rreth ditëve tuaja. mes teje dhe fëmijës tënd siguron një themel për të ardhmen e përbashkët dhe aftësive akademike.

2- Angazhoje fëmijën tënd me punët e shtëpisë

Të kalosh kohë me fëmijën nuk ka pse të jetë një aktivitet i strukturuar. Ka shumë mënyra për t’i mësuar fëmijës tënd ta bësh pjesë të punëve të shtëpisë, si përgatitja e darkës, larja e rrobave të shtëpisë etj. Lëvizjet e duhura janë të mira për zhvillimin e tyre për të ruajtur sensin e balancës dhe ekuilibrin. Gjithashtu, duke folur me fëmijën, ti po siguron themelet e komunikimit tuaj. Nëse fëmija juaj është më rritur, tërhiq një karrige ule pranë teje dhe jepi një punë për të bërë. Kërkoji dhe që të ndihmojë me përgatitjen e darkës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat