Mos e prishni jetën e njerëzve të tjerë – ky është sekreti japonez i jetëgjatësisë

Life style

Mos e prishni jetën e njerëzve të tjerë – ky është sekreti japonez i jetëgjatësisë

Më: 27 maj 2023 Në ora: 06:08
Foto ilustrim

Si mund ta përmirësoni realitetin tuaj me mendimet tuaja

Sekreti japonez i jetëgjatësisë varet nga mendimet tuaja, ato mund të ndryshojnë realitetin!

Ka shumë njëqindvjeçarë midis japonezëve, ata konsiderohen si një nga kombet më jetëgjatë. Përse është kështu? Cili është sekreti i tyre?

Shumë mendojnë se bëhet fjalë për një ushqim të shëndetshëm dhe konsumim peshku dhe alga deti. Por, megjithatë, ka shumë vende në botë, veçanërisht ato që ndodhen në brigjet e oqeaneve të ngrohta, ku banorët vendas hanë ushqim deti, fruta dhe perime nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe nuk kanë një normë të tillë jetëgjatësie sa Japonia.

Një nga sekretet e jetëgjatësisë mund të jetë në kulturën e tyre të sjelljes me njerëzit e tjerë. Japonezët janë i vetmi popull në Tokë që, kur komunikojnë, përpiqen të mos prishin humorin e bashkëbiseduesit të tyre, por edhe shëndetin dhe të ardhmen e tij.

Kjo u bë natyrshëm, sepse secili prej tyre në shkollë, në shtëpi, në punë mëson se si të kontrollojë mendimet e tij dhe të mos lejojë që mendimet negative të prishin jetën dhe të ardhmen e të tjerëve, si vetes, ashtu edhe njerëzve të tjerë.

Fatkeqësisht, shumë njerëz nuk e kuptojnë se mendimet janë farat nga të cilat do të rritet e ardhmja e tyre, e ardhmja e fëmijëve të tyre, e ardhmja e kompanisë së tyre, e ardhmja e vendit të tyre.

Në Japoni, ekziston një rregull që ne mund të prishim jetën e njerëzve të tjerë me mendimet tona, kështu që është e rëndësishme të filtrojmë dhe pastrojmë mendimet tona, të refuzojmë ato negative dhe të ushqejmë ato pozitive. Në këtë mënyrë, ne mbrojmë njëri-tjetrin dhe dridhjet pozitive brenda dhe rreth nesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat