Pajisjet elektronike dëmtojnë sytë tuaj kur jeni në diell, ja çfarë thonë ekspertët

Life style

Pajisjet elektronike dëmtojnë sytë tuaj kur jeni në diell, ja çfarë thonë ekspertët

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 07:38
Foto ilustrim

Sipas shkencës, ekrani i pajisjeve elektronike të ekspozuara ndaj diellit pasqyron si një pasqyrë rrezet e diellit  dhe ato të dëmshme mund të konvergjojnë në macula, pjesa në qendër të retinës dhe të shkaktojnë një dëmtim në sytë tuaj.

“Dëmi manifestohet në fillim me një ndjenjë mjegullimi dhe, në raste të rënda, brenda pak ditësh shkakton një njollë të zezë dhe ndryshim të pjesshëm të fushës vizuale. Sa më i madh të jetë ekspozimi, aq më i thellë digjet syri. Në raste të rralla, dëmtimi mund të çojë në zvogëlim të pakthyeshëm të shikimit,” pohojnë ekspertët.

Prandaj, specialisti këshillon që «të mos bësh selfie në plazh ose në male, ku rrezet UV janë më intensive, duke vështruar drejtpërdrejt diellin. Ashtu si përdorimi i telefonave celularë dhe tabletëve për të lexuar ose shikuar video në dritë të ndritshme dhe pa mbrojtje duhet të jetë i kufizuar.

Kornea ose konjunctiva mund të dëmtohen edhe nga rrezet UV që shkaktojnë përkatësisht fotokeratitin dhe konjunctivitisin.

Simptomat?

Shikimi i turbullt, lotimi, skuqja, dhimbja dhe sytë përvëlues. Nëse kjo ndodh është e nevojshme të vizitoni menjëherë një specialist për të vlerësuar shkallën e dëmtimit dhe për të ndërmarrë trajtimin më të përshtatshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat