Periudha më e rrezikshme e astrologjisë: Ja shenja e vetme me fat për këtë muaj

Life style

Periudha më e rrezikshme e astrologjisë: Ja shenja e vetme me fat për këtë muaj

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Korridori i eklipsit të vjeshtës është një periudhë shumë mistike dhe do zgjasë nga data 14 deri më 28 tetor, por astrologët paralajmërojnë se periudha e pafavorshme ka filluar pak më herët Megjithatë, vetëm një shenjë e horoskopit do ta kthejë në anën e saj këtë periudhë të keqe, ndaj çdo gjë do t’i shkojë mirë. Suksesi do të jetë në anën e tyre, kështu që rezultatet e mira do të vazhdojnë të vijnë.

Por gjëja më e rëndësishme është që ai do të jetë me fat në dashuri: Demi.

Pra, ju pjesëtarë të shenjës së Demit, do të keni një mundësi të rrallë për të arritur një qëllim të rëndësishëm jetësor. Është e mundur që t’ju ndodhë ajo që nuk mund ta imagjinoni as në ëndrrat tuaja më të çmendura.

Pra suksesi do ta shoqërojë Demin në të gjitha fushat e jetës. Në dashuri do ketë surpriza të papritura. Por astrologët këshillojnë që të mos bëni biseda serioze me partnerin. Sidoqoftë, nuk ka nevojë të merrni vendime fatale në këtë moment.

Emocionaliteti i tepërt mund ta kthejë një bisedë të thjeshtë në një konflikt të vërtetë. Shmangni tonet e ngritura dhe përpiquni të mos e impononi pozicionin tuaj. Respektoni lirinë tuaj dhe kufijtë personalë të të dashurit tuaj.

Për sa u përket shenjave të tjera të zodiakut, duhet të besoni në pikat tuaja të forta dhe të ecni përpara me besim. Nuk ka nevojë të kërkoni negativitet në gjithçka dhe të keni frikë nga veprimet. Sigurisht, trupat qiellorë kanë një ndikim tek ne, por nuk është aq domethënës sa të kontrollojmë plotësisht jetën tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat