'I lexova mesazhet': Billbordi me të cilin një vajzë la të dashurin e saj që e tradhëtoi

Life style

'I lexova mesazhet': Billbordi me të cilin një vajzë la të dashurin e saj që e tradhëtoi

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 19:39
Ilustrim

Imagjinoni të jeni në qendër të qytetit, duke parë një nga tabelat e shumta dhe të lexosh: "Për të dashurin tim mashtrues, Daniel Patel. I pashë mesazhet. Shtatë vite e gjysmë të humbura. Shijoje "punën" tënde, o imoral i poshtër! Sara."

Sido që të ishte moti në atë moment, një ndjenjë e të ftohtit do të pushtonte këdo në rrugë. Ju do të thoni: në rregull, por çfarë doni të na thoni? Duam t'ju themi se kjo është ajo që ka ndodhur realisht ditët e fundit në Londër. Në fakt, një vajzë i ka lënë një mesazh në një billboard të dashurit të saj, pasi zbuloi tradhtinë e tij.

7 vite e gjysmë lidhje të hedhura, me një fund tragjik, po ta shikoni me vëmendje. Lajmi i raportuar nga tabloidi britanik “DailyStar”, pason videon e publikuar nga kompania që menaxhon këto reklama e quajtur “Vanvertise”, e cila ndodhet në Londër me një furgon që i tregon ato në një LED të madh. Ditët e fundit në profilet e tyre sociale është shfaqur video e mesazhit jo shumë të ëmbël Sarës. 

Në sektorin e komenteve nën postim reagimet ishin të ndryshme “Sa kushton diçka e tillë? Pyes për një shoqe”, thotë një vajzë. "Dreqin Daniel", qortojnë të tjerët. Por ka edhe nga ata që e mbështesin vajzën dhe kërkojnë që historia të vazhdojë.

Megjithatë, dilema e përjetshme mbetet nëse “larja e hesapeve” duhet të bëhet në publik apo privat? Diskutime të shumta janë ngritur lidhur me "këngët e famshme të hakmarrjes" të Shakirës apo Miley Cyrus.

Kjo është arsyeja pse ne donim t'ju pyesnim: a do të kishit vepruar si Sara për të lënë të dashurin tuaj "tradhtar" apo jo? Na tregoni se çfarë mendoni në komente!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat