Gjashtë sjellje “qetësuese” që në fakt shkaktojnë më shumë ankth

Life style

Gjashtë sjellje “qetësuese” që në fakt shkaktojnë më shumë ankth

Më: 13 maj 2024 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Kur ne jemi të mbingarkuar nga stresi, gjëja më e vogël që na ndodh bën që të ndihemi keq dhe të plogësht. Disa sjellje apo aktivitete krejt të zakonshme, siç mund të jetë shikimi i orës apo i televizorit, në fakt mund të përkeqësojnë gjendjen e ankthit

“Unë bëj gjëra që më përkeqësojnë stresin dhe që janë shumë të natyrshme për çdo njeri,” thotë për HuffPost Niro Feliciano, psikoterapist.

Por cilat janë këto gjëra që duhet të shmangen për lehtësimin e stresit, ndonëse në dukje janë shumë normale.

1. Shikimi i televizorit ose bërja e pazarit

Këto lloj aktivitetesh janë shpesh një formë e shmangies së emocioneve, të cilat mund të çojnë në më shumë stres. Televizori me orë të zgjatura, Netflix që të mban “mbërthyer” para pajisjeve elektronike, kokoshkat apo patatinat, por edhe blerjet në markete janë emocione që duhen përpunuar.

Për menaxhimin e stresit, ekspertët thonë që duhet të krijoni një rutinë që përfshin lëvizje, gjumë të plotë, meditim, hidratim dhe terapi.

2. Të pengosh veten së menduari për gjëra ‘të këqija’

Të mësosh veten për të mos mbikontrolluar mendimet e tua jo vetëm që lehtëson stresin, por gjithashtu mund të ndihmojë me qetësimin e çrregullimeve të ankthi, panikut dhe stabilizimin e shëndetit mendor.

3. Pyetja e shumë njerëzve për mendimet e tyre

Marrja e këshillave nga njerëzit e tjerë, mund t’ju shpërqendrojë nga ajo që ndjeni në të vërtetë. Duhet shumë disiplinë për të qenë të qetë, por dhe shumë mençuri për të qëndruar në heshtje me mendimet dhe veten tuaj.

Mendimet e të tjerëve, shpesh mund të dëmtojnë se të ndreqin punë.

4. Dëgjimi i muzikës së lehtë

Ritmet e qeta muzikore ndihmojnë shumë njerëz që të çlodhen, sidomos kur përdoren në meditim apo seanca të dedikuara për shëndetin mendor.

Muzikë e qetë do të thotë një këngë romantike, e lehtë që e bën trurin të relaksohet. Por, shpesh kjo lloj muzike me ritme të ngadalta ju “fik” fizikisht dhe ju bën të ndiheni më të plogësht se zakonisht.

5. T’u thuash “po” detyrave shtesë

Kur fillojmë t’u themi “po” gjërave për të cilat nuk kemi kohë, por as dëshirë, atëherë mospërmbushja e këtyre detyrave çon në ndjesi pakënaqësie. Kjo mund të rrisë nivelet e stresit dhe të shkaktojë më shumë ankth, panik dhe simptoma depresive.

6. Injorimi i stresit

Shmangia nuk funksionon në asnjë situatë, thjesht i vështirëson më shumë gjërat. Të pretendosh se stresi apo ankthi nuk janë aty, nuk çojnë në gjetjen e zgjidhjeve, por në përkeqësimin e tyre, citon Anabel.

Ushtrimet, një dietë e shëndetshme ushqimore, apo pushimi janë vetëm disa nga gjërat që mund të bëni për të relaksuar gjendjen e ankthit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat