Djalë apo vajzë? Kush shkakton më shumë stres te nëna, sipas studimeve?

Life style

Djalë apo vajzë? Kush shkakton më shumë stres te nëna, sipas studimeve?

Më: 27 maj 2024 Në ora: 23:25
Ilustrim

Të kesh një fëmijë djalë është më e lodhshme për një grua dhe këtë e tregojnë edhe studimet e fundit që janë bërë në Spanjë, sipas së cilave djemtë e stresojnë më tepër trupin e nënës.

Përse ndodh kjo?

Studjesit e lidhin këtë dukuri me prezencën e substancave tek fëmija të cilat e nervozojnë nënën duke shkaktuar në disa raste edhe depresion. Në Universitetin e Granada, janë marrë në studin 56 gra shtatëzëna të cilave menjëherë pas lindjes ju është bërë një analizë e kordonit ombelikal të fëmijës, qoftë ai djalë apo vajzë, duke u ndalur tek niveli i stresit oksidativ.

Për çfarë bëhet fjalë?

Në këtë rast kemi të bëjmë me një kusht të organzimit që krijohet si pasojë e pamjaftueshmërisë së tij për të përballuar radikalet e lira, të cilat janë një ndër shkaqet kryesore të plakjes. Ky studim ka vënë në dukje se shtatëzania me djale i shkakton nënës një dëm në nivelin qelizor, dhe shtatëzania me vajzë shkakton një inflamacion më të lehtë. Profesori Castro shprehet për Daily Mail se të provosh një shtatëzani me djalë është më stresuese krahasuar me atë të një vajze, ashtu siç është më i vështirë edhe proçesi i lindjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat