Trendi i ndërhyrjeve estetike, kirurgu: Ja pse e kanë kompleks hundën shqiptarët

Life style

Trendi i ndërhyrjeve estetike, kirurgu: Ja pse e kanë kompleks hundën shqiptarët

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

I ftuar këtë të enjte në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania, mjeku Panajot Papa, tha se trendi i ndërhyrjeve estetike ka ndryshuar me kohën.

Më parë, tha ai, trendi ishte te operacioni i veshëve, por tani prirja ka ndryshuar dhe shumica duan të rregullojnë hundën. Kjo ndodh sepse duan të jenë më tërheqës për të tjerët.

“Më përpara trendi ishte te veshët, por ka dalë një studim qe tregon se veshët duhet të bëhen para moshës 6 vjeçare sepse fëmijët bullizohen në shkolla. Më vonë nuk këshillohet të bëhet ky operacion.

Hunda bëhet në moshë më të vonë. Sepse njerëzit mendojnë që po të modifikojnë tiparet e tyre do të jenë më joshës. Shumë e kanë problem hundën dhe e bëjnë vetëm për arsye estetike”, tha Papa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat