“Bonus për çdo çift që martohet, ose bën fëmijë”, ky është vendi që subvencionon martesat dhe lindjet

Life style

“Bonus për çdo çift që martohet, ose bën fëmijë”, ky është vendi që subvencionon martesat dhe lindjet

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 22:49
Ilustrim

Qeveria kineze po shqyrton subvencionimin e çifteve që vendosin të martohen dhe të bëjnë fëmijë.

Ky është një vendim që synon të inkurajojë çiftet e reja të bëjnë fëmijë, pasi popullsia e Kinës pritet të bjerë për të tretin vit radhazi.

1500 juanë (197 euro) është shuma që do të marrë çdo çift që martohet ose që bën fëmijë.

Kjo shumë, edhe pse e kufizuar nga standardet kineze, përfaqëson rreth gjysmën e pagës mesatare në Luoyang.

Këtë shumë dyshohet se e ka marrë një çift i ri kinez, të cilët kanë pozuar në zyrën e kryetarit të bashkisë, ku kanë shkuar për t’u martuar.

“Unë mendoj se kjo politikë është efektive” në nxitjen e martesave, tha Zhang Gang, dhëndri, për AFP.

Numri i martesave në Kinë ra me më shumë se 20% vitin e kaluar, sipas statistikave zyrtare të publikuara të hënën.

Të rinjtë kinezë po hezitojnë gjithnjë e më shumë të martohen, për shkak të kostove financiare, veçanërisht të rritjes së fëmijëve, por edhe për shkak se tregu i punës është bërë më i vështirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat