​H&M do të përdorë kopje digjitale të modeleve në reklama dhe media sociale

Lifestyle

​H&M do të përdorë kopje digjitale të modeleve në reklama dhe media sociale

Më: 27 mars 2025 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Brendi i modës H&M do të përdorë inteligjencën artificiale (AI) për të krijuar "kopje" digjitale të 30 modeleve për postime në media sociale dhe marketing, shkruan BBC.

Modelet do të ruajnë të drejtat mbi imazhet e tyre digjitale dhe do të paguhen për përdorimin e tyre, ashtu si për imazhet tradicionale.

Funksioni do të përdoret fillimisht me shenja që tregojnë përdorimin e AI, duke iu përmbajtur rregullave të platformave si Instagram dhe TikTok për transparencë.

Disa kritikojnë këtë lëvizje, duke frikësuar se mund të çojë në humbje pune për modelet, fotografët dhe artistët e grimit.

Sindikatat kërkojnë mbrojtje më të forta ligjore për të drejtat e punonjësve. Përdorimi i AI në modë është rritur për të krijuar përmbajtje marketingu me kosto të ulët, por ka shqetësime për ndikimin në mundësitë e punës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat