Një aleat kundër yndyrës së tepërt në lëkurë me disa paralajmërime të rëndësishme
Përveç yndyrës dhe djersës, aknet mund të shkaktohen edhe nga faktorë si gjenetika dhe çekuilibri hormonal. Edhe kremrat e trashë kundër diellit, të cilët e pengojnë lëkurën të marrë frymë, kontribuojnë në shfaqjen e tyre. Një nga përbërësit më të efektshëm në luftën kundër akneve është acidi salicilik, i njohur për aftësinë e tij për të pastruar poret dhe për të qetësuar proceset inflamatore
Aknet dhe puçrrat janë rezultat i grumbullimit të yndyrës dhe djersës në lëkurë. Një xhel dushi me bazë acidi salicilik është ndër zgjidhjet më të rekomanduara për t’i trajtuar, sidomos në zona si shpatullat dhe shpina.
Gjendjet e stresit kronik, gjenetika dhe ndryshimet hormonale e përkeqësojnë edhe më shumë këtë problem. Prandaj, përveç trajtimit me produkte të përshtatshme, rekomandohet të përdoren kremra apo spreje kundër diellit me teksturë më të lehtë dhe ajrosëse, që nuk bllokojnë poret.
“Acidi salicilik është një përbërës aktiv që përdoret kryesisht për trajtimin e akneve. Ai ka një molekulë të madhe, që nuk depërton në mënyrë agresive në lëkurë, dhe është ideal për lëkurën me prodhim të shtuar yndyre. Është gjithashtu efektiv në zonat me inflamacion të lëkurës”, shpjegon bukuroshja Bianca Estelle.
Ky acid është veçanërisht i përshtatshëm për persona që vuajnë nga aknet klasike, sepse ndihmon në pastrimin e thellë të poreve të fytyrës. Megjithatë, ai nuk duhet të përdoret në lëkurë të thatë ose shumë të ndjeshme, pasi mund ta irritojë edhe më shumë.
Përbërja e produktit me acid salicilik duhet të përshtatet me llojin e lëkurës tuaj. Ai mund të përdoret edhe për trajtimin e akneve inflamatore në zona si gjoksi dhe shpina, veçanërisht gjatë muajve të nxehtë kur djersitja është më e shtuar.
“Është e rëndësishme të monitorohet përqendrimi i acidit salicilik. Shkalla ideale është midis 1% dhe 2%. Formulat me përqendrime më të larta duhet të përdoren vetëm nga profesionistët në klinika estetike, gjatë trajtimeve me piling kimik”, thekson Georgie Cleve, themeluese e Oskia Skincare.
Këto produkte me përqendrim të lartë nuk janë për përdorim të përditshëm, por mund të aplikohen disa herë në javë, deri në përmirësimin e dukshëm të gjendjes së lëkurës.
“Kombinimi i acidit salicilik me përbërës të tjerë si retinoli mund të përforcojë efektin e trajtimit”, paralajmëron mjekja Nitasha Buldeo.
Mos harroni SPF-in!
Nëse po përdorni produkte me acid salicilik, mbrojtja nga dielli është thelbësore. Lëkura bëhet më e ndjeshme ndaj rrezeve UV, prandaj zgjidhni gjithmonë kremra me faktor të lartë mbrojtës (SPF).
Sidoqoftë, acidi salicilik nuk është i përshtatshëm për të gjithë. Edhe pse shumë e dëshirojnë në rutinën e tyre të përditshme të kujdesit për lëkurën, këshillimi me një dermatolog është i domosdoshëm para përdorimit. Personat me alergji ndaj aspirinës duhet të jenë të kujdesshëm, pasi acidi salicilik i përket të njëjtës familje kimike si aspirina, dhe mund të shkaktojë reagime të padëshiruara.