Astrologia Antigona Kotorri, ka treguar se çfarë i pret 12 shenjat e horoskopit gjatë javës së ardhshme.
Sipas Kotorrit, gjatë javës së ardhshme, do të kthehen dashuritë e vjetra, madje tregon edhe qëllimet e tyre.
“Ata që kthehen deri më datë 18 nëntor, i kanë qëllimet e mira, ata që kthehen pas kësaj date, do të hakmerren”, tha Kotorri në “Weekend”.
“Këtë javë është kthyer edhe Urani në retro, e kemi pasur Mërkurin në retro. Urani është befasia jonë. Ai ka hy në Dem, dhe për 74 vjet nuk e hynë më. Demi e ka shansin e fundit t’i rregullojë disa gjëra që i ka pasur problem gjatë shtatë vjetëve të fundit. Dhe jo vetëm Demët, por të gjithë ne. Është momenti i fundit që gjërat t’i qesim në vend të vet”, u shpreh ajo.