Nëse je në humor për thashetheme, bëji vetes një nder dhe mos shko te këto shenja!

Life style

Nëse je në humor për thashetheme, bëji vetes një nder dhe mos shko te këto shenja!

Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Në këto ditë kur dramat rrethojnë këdo dhe dashur padashur, njerëzit përkushtohen për të ditur më shumë, ka 3 shenja specifike të cilat shohin terezinë e vet dhe s’u intereson fare për thashethemet. Me shumë gjasa, nëse një thashethem, apo do të marrësh vesh një të re, këto shenja s’do e kenë haberin fare.

Peshorja

Peshorja është shenja më e drejtë, e cila kërkon ekuilibër në të gjitha aspektet jetësore. Për çdo debat apo keqkuptim, Peshorja do të bëjë paqe dhe të gjejë konsensusin. Peshroja, gjithashtu nuk do të bëhet pjesë e dramave dhe debateve, duke i qëndruar sa më larg kaosit.
 
Bricjapi

Që të flasim troç, Bricjapit i intereson vetëm vetja. Mund të të duket një fjali pak e rëndë, por kjo është e vërteta. Bricjapi e ka mendjen te karriera, paratë, mënyra se si të arrijë më shumë sukses dhe sigurisht që s’ka kohë për drama dhe thashetheme.

Si ëndërrimtarët e horoskopit, Peshqit thjesht humbasin në botën e tyre. Ndërkohë që ndodhin dramat dhe bëhet nami, Peshqit janë duke ëndërruar për dasmën, emrat e fëmijëve, fytyrat e tyre të ëmbla, pasurinë që duan të kenë e të tjera. Pra, s’bëhet mbarë për thashetheme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat