A është ajo duke fantazuar për meshkuj tjerë?

Life style

A është ajo duke fantazuar për meshkuj tjerë?

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 11:08
Ilustrim

Nuk do të dëshironi ta dëgjoni këtë: 72 për qind e grave në lidhje të gjata fantazojnë për meshkuj tjerë që i njohin. Të paktën kështu thotë një hulumtim i fundit çek.

Në fakt, aq më gjatë që jeni me të, aq më shumë i shkon mendja vërdallë, thotë studimi nga Universiteti Vermont.

Por, para se të “çmendeni”, kuptojeni se epshi i saj personal për një mashkull tjetër nuk ndikon keq në lidhjen tuaj. Nuk ka ndonjë dëshmi shkencore që e vërteton se mendimet e saj rreth tradhtisë bëjnë që ajo në të vërtetë t’ju tradhtojë.

Fantazitë janë vetëm një ndër mënyrat e saja për t’u kënaqur seksualisht, përderisa njëkohësisht të qëndron besnike.

“Qeniet njerëzore eksitohen nga gjërat e reja dhe romanca. Është pjesë e misionit tonë antropologjik ta shpërndajmë farën tonë. Fantazitë seksuale e lejojnë atë të krijojë gjërat e reja në kokën e saj – në vend se ta bëjë këtë në shtrat”, thonë hulumtuesit e këtij studimi.

Por, kjo nuk do të thotë se ajo do t’ju dojë më pak. Në fakt, kjo vetëm sa e ndihmon atë t’ju qëndrojë më shumë besnike.

Dhe, përveç kësaj, të njëjtën gjë e bëjnë edhe meshkujt gjithë kohën. Sipas këtij hulumtimi, 88 për qind e meshkujve e imagjinojnë veten duke bërë seks me gra tjera. Pra, vetëm vlerësojeni faktin se të dy ndjeheni të eksituar dhe meritoni një jetë të mirë seksuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat