Rrëfehet vajza: Bëj seks me ish të dashurin që më çmend dhe thotë se më do, por ai...

Life style

Rrëfehet vajza: Bëj seks me ish të dashurin që më çmend dhe thotë se më do, por ai...

Nga: Bota sot Më: 29 qershor 2018 Në ora: 16:00
Ilustrim

Një vajzë 34 vjeçare ka rrëfyer për The Sun, se është ndarë nga i dashuri por ende e do atë dhe takohen vetëm për seks, edhe pse ai është në lidhje me një vajzë tjetër, përcjell Bota sot.

Vajza thotë se ka qenë e abuzuar kur ka qenë fëmijë dhe tani nuk e lejon askënd që të jetë i afërt me të, përpos të dashurit të saj, për të cilin thotë se çmendet.

Ajo thotë se ai e thërret urgjentisht që të shkojë tek ai pasi dëshiron t’ia shprehë ndjenjat dhe kur shkon, ai e thërret vetëm për seks, e më pas të dy vazhdojnë jetën ndaras.

Në rrëfimin e saj, 34 vjeçarja thotë se nuk e di çka të bëjë pasi i dashuri i thotë se do ta lërë të dashurën e re që ka dhe të jetë me të por nuk e bën dhe sipas saj ai nuk do ta bëjë kurrë, e në anën tjetër ai është xheloz nëse ajo del me meshkuj tjerë.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e plotë të saj:

Jam shumë e dashuruar në ish të dashurin tim dhe ende bëj seks me të, edhe pse ai tashmë ka të dashur të re dhe e di se kurrë nuk do të më zgjedhë mua për të qenë bashkë.

Ai më telefonon dhe më thotë se është urgjente që të shihemi në atë moment sepse ai dëshiron t’i shprehë ndjenjat për mua.

Unë e lë atë që bëj nëse mundem dhe shkoi tek ai.

Kur unë shkoj, ai është i zhveshur duke më pritur dhe nuk pret derisa unë të ngjitem shkallëve. Ne bëjmë dashuri aq gjatë sa jemi të lirë. Më pas, të dy vazhdojmë jetët tona të ndarë.

E di që jam e çmendur me mënyrën se si ndihem për të por nuk jam mirë me emocionet.

Unë mendoj se kjo është për shkak se kam qenë e abuzuar kur kam qenë e vogël dhe kam përfunduar në një qendër për kujdes.

Tani jam 34 vjet dhe e di që i mbaj njerëzit në distancë.

Madje as familja ime dhe miqtë nuk janë të lejuar që të jenë shumë të afërt me mua emocionalisht.

Përjashtim bën vetëm i dashuri im dhe unë çmendem për të.

Ai është 2 vite më i vjetër se unë dhe thotë se më do dhe se do të përfundojë lidhjen me të dashurën e tij sepse nuk e do atë.

Por ai nuk bën kurrë asgjë për këtë. Ai është shumë i nxehtë dhe i ftohtë. Ka kohë kur unë e di se ai më do nga mënyra se si ai bën dashuri me mua.

Tërheqja mes nesh është e pabesueshme.

Më pas herën tjetër kur unë e shoh atë gjithçka ka ndryshuar dhe ai është i ftohtë. Madje ai e urren kur unë njihem me dikë dhe dal në takime.

Zemra ime më thotë se unë duhet të pres që ai të zgjidhë jetën e tij dhe të jetë me mua. Më pas koka ime më thotë se po e mashtroj veten.

Unë e di se ai kurrë nuk do ta bëjë këtë, aq më pak kur ai ka gjithçka që ai dëshiron.

Si ta bëj atë të ndryshojë?

Kjo është përgjigja e psikologes:

Pse duhet i dashuri yt të ndryshojë gjithçka? Ai ka të dashurën e tij dhe e tradhton kur do dhe të ka ty kurdo që ai ndihet i eksituar dhe dëshiron seks.

Nuk ka asnjë arsye pse ti nuk duhet të bësh seks me dikë tjetër por ti fillimisht duhet të bësh përpjekje që ta gjesh atë dikë tjetër.

Hezitimi yt të bën të pasigurt dhe të kthen në fëmijëri kur ke qenë e abuzuar.

Ti ke nxjerrë rezultate që nëse dikush të afrohet dhe të do, do të të lëndojë patjetër.

Ata mund të të ndihmojnë ty që të ecësh përpara.

Kjo do të bëjë që ti ta kuptosh se ti mund ta pranosh më lehtë se ti mund të jesh dashuria e dikujt dhe jo të jesh me një mashkull që bën jetë të dyfishtë dhe që nuk brengoset që të lëndon ty dhe e lëndon të dashurën tënde./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat