Tri arsye përse ndiheni gjithmonë të uritur dhe si ta rregulloni këtë problem - Bota Sot
Tri arsye përse ndiheni gjithmonë të uritur dhe si ta rregulloni këtë problem

Life style

E enjte, 18 tetor 2018

Tri arsye përse ndiheni gjithmonë të uritur dhe si ta rregulloni këtë problem

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Mund të ushtroni sa t’ua dojë zemra dhe t’i bëni nëntë orë gjumë, por nëse jeni duke e neglizhuar ushqimin, atëherë normalisht se nuk do t’i shihni rezultatet më të mira nga puna që e bëni.

Kjo gjë është e qartë njësoj siç është i qartë fakti se muskujt e barkut ndërtohen në kuzhinë, e jo në palestër, prandaj duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje nutricionit.

Për shumicën e meshkujve, uria e vazhdueshme është vërtet burim i ankthit i cili shpeshherë ua prish planin e nutricionit, e prandaj jemi këtu për t’ju ndihmuar.

Përse ndiheni gjithmonë të uritur?

Më poshtë e keni treshen e shkaktarëve që shpjegojnë se përse ndiheni gjithmonë të uritur dhe si ta rregulloni këtë problem.

1: Nuk jeni duke konsumuar mjaftueshëm ujë

A jeni të uritur, apo thjesht të dehidratuar? Për funksion optimal të trupit, shumica e meshkujve kanë nevojë t’i pinë tri deri në katër litra ujë brenda dite.

Dehidratimi shpeshherë i imiton ndjenjat që ua shkakton uria dhe kësisoj mund të ndiheni të uritur, kur faktikisht jeni vetëm të dehidratuar.

Për ta zgjidhur këtë problem, pini një apo dy gota ujë dhe pritni disa minuta për të parë a jeni përmirësuar.

2: Nuk jeni duke konsumuar mjaftueshëm proteinë

Promovimi i dietave që përmbajnë sasi të larta të proteinës është bërë njëfarë klisheje kohëve të fundit, dhe kjo për arsye të mirë.

Kur hani një shujtë të mbushur me shumë karbohidrate, ju e rritni tejet mase sheqerin në gjak brenda një periudhe të shkurtë kohore.

Në anën tjetër, kur hani shujtë me sasi të larta të proteinave, ju e inkurajoni trupin tuaj ta tretë më ngadalë ushqimin dhe ta zvogëlojë shkallën me të cilën sheqeri tretet dhe absorbohet – gjë e cila ju bën të ndiheni të ngopur me ushqim për një kohë shumë më të gjatë.

3: Jeni të stresuar

Ndoshta nuk është nevoja ta themi ne këtë fare, sepse me siguri e dini vet!

Kur jeni të stresuar apo brengosur, trupi liron hormonin e stresit kortizolin, i cili jua rritë ndjenjat e urisë për ushqime që kanë shumë sheqer dhe yndyrë.

Kësisoj, shmangeni stresin për të mos shtuar peshë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test