Xhango dëshmoi për arrestimin e Boshkovskit: M’u ankua se e kanë shtrirë përtokë dhe i kanë vendosur pranga

Maqedonia

Xhango dëshmoi për arrestimin e Boshkovskit: M’u ankua se e kanë shtrirë përtokë dhe i kanë vendosur pranga

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 11:22
Lube Boshkovski

Avokati Lubomir Mihajllovskit- Xhango  sot dha dëshmi në Gjykatën Penale për rastin “Tortura”,  gjegjësisht për arrestimin brutal të Lube Boshkovskit në vitin 2011.

Ai, siç rikujtoi, më 6 qershor të vitit 2011, rreth orës 16:00 ka marrë thirrje nga Lube Boshkovski i cili i ka treguar se është arrestuar dhe është dërguar në stacionin policor Gazi Babë.

Avokati tha se ka shkuar në stacionin policor dhe atje është takuar me Boshkovskin.

“Lube filloi të tregojë se nuk ka marrë para. Ishte i revoltuar, sepse më parë ishte ministër, dhe më tha: ‘Vëlla, unë gjatë gjithë kohës luftoj për Maqedoninë dhe shiko çfarë më kanë bërë’”, u rikujtua avokati.

Ai tha se Boshkovski i është ankuar për mënyrën me të cilën është arrestuar, gjegjësisht është ankuar se e kanë shtrirë përtokë, e kanë lidhur me pranga, ndërsa nuk ka pasur shkak.

“Ai nuk kishte plagë, nuk ishte i gjakosur. Por m’u ankua për mënyrën e privimit nga liria”, tha dëshmitari.

Në pyetjen, se cilët emra i ka përmendur se  e kanë arrestuar, Mihajllovski tha se Boshkovski nuk ka përmendur emra.

Në rastin “Tortura” së bashku me Sasho Mijallkovin akuzohen eshë ish-njeriu i parë i Njësisë së “Alfa”, Ivica Antevski –Puki dhe pesë pjesëtarë tjerë të njësisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat